Në mbledhjen e jashtëzakonshme të Qeverisë së Kosovës, të thirrur nga kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, është vendosur që të ndahen 500 mijë euro për t’i dalë në ndihmë Shqipërisë e cila u godit nga tërmeti
Ministri i Financave në largim, Bedri Hamza, ka propozuar që të ndahen 500 mijë euro, shumë kjo e cila u aprovua në mbledhjen e sotme.
“Për të realizuar këtë shumë, mjetet në shumë prej 500 mijë eurove merren nga shpenzimet e paparashikuara”, ka thënë Hamza.
Shqipëria është goditur nga tërmeti në orët e para të mëngjesit të së martës, nga ky tërmet kanë humbur jetën 13 persona dhe kanë kërkuar ndihmë më shumë se 600 të tjerë.