• Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result

Kosova hap kufijtë me vendet fqinje

14/08/2020 - 15:09:43
Kosova hap kufijtë me vendet fqinje
luaj me mokneluaj me mokneluaj me mokne

Qeveria në mbledhjen e sotme virtuale ka miratuar vendimin për hapjen e kufijve shtetërorë të Republikës së Kosovës me Republikën e Shqipërisë, Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe me Republikën e Serbisë.

HTML Image as link Qries
Po ashtu Qeveria ka miratuar vendimin për mbulimin e primit të policës së sigurimit kufitar për të gjithë bashkatdhetarët dhe të huajt që hyjnë në territorin e Republikës së Kosovës. Qeveria do të subvencionojë policën e sigurimit një mujorë të lëshuar brenda periudhës 01.08.2020 – 31.12.2020. Me po këtë vendim është themeluar Grupi punues ndërinstitucional për ndërmarrjen e masave të duhura dhe përgatitjen e kushteve për aplikim në kartonin e gjelbër.

Lexo më shumë

Ky është 21 vjeçari nga Kosova i cili vdiç në një aksident në Austri

Ky është 21 vjeçari nga Kosova i cili vdiç në një aksident në Austri

May 27, 2025
48
Shtërpcë/ Një grua dyshohet se e ka helmuar me zhivë burrin e saj

Prokuroria Speciale e konfirmon: Faton Peci po intervistohet si i dyshuar

May 27, 2025
10

Në mbledhjen e sotme kabineti qeveritar ka miratuar Raportin për nivelin e ekzekutimit të projekteve të financuara nga huamarrja ndërkombëtare. Sipas Raportit, gjendja e borxhit publik në datën 30 qershor 2020 ishte 1 miliard e treqind e katërmbëdhjetë milionë e njëqind e njëzetmijë euro, prej të cilave 426.62 milionë 137 euro janë borxh ndërkombëtar, ndërsa 884.51 milionë borxh i brendshëm. Kjo përbën 18.17 për qind të Bruto Prodhimit Vendor.

Është shqyrtuar dhe miratuar edhe Koncept dokumentit për themelimin e Agjencisë për Integrim Evropian në kuadër të Zyrës së Kryeministrit. Koncept Dokumenti analizon situatën e krijuar pas riorganizimit të Qeverisë së Kosovës dhe shuarjes së Ministrisë së Integrimeve Evropiane. Duke vlerësuar se procesi i integrimeve evropiane për shtetin e Kosovës është jetik dhe duke pasur parasysh nevojën e koordinimit të zbatimit të marrëveshjeve të Republikës së Kosovës me Bashkimin Evropian, rekomandohet organizimi i Agjencionit për Integrime Evropiane.

Edhe Koncept dokumenti për sëmundjet ngjitëse ka marrë miratimin e Qeverisë në mbledhjen e sotme. Ky koncept rekomandon plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit aktual për sëmundjet ngjitëse, me të cilat do të mundësojë një menaxhim të drejtë të sëmundjeve ngjitëse nga ana e profesionistëve shëndetësorë, përfshirë edhe parandalimin, zvogëlimin e rrezikut dhe të përhapjes si dhe trajtimin e adekuat të sëmundjeve ngjitëse. Plotësim ndryshimet do të mundësojnë edhe themelimin e organeve koordinuese për menaxhimin dhe luftimin e sëmundjeve ngjitëse në republikën e Kosovës.

Qeveria e Republikës së Kosovës në mbledhjen e sotme ka miratuar edhe vendimin për aprovimin e kritereve për financim të projekteve të komunave nga programi komunal për zhvillim të infrastrukturës socio ekonomike. Financimet do të bazohen në këto kritere: Së paku një takim publik i mbajtur me qytetarë gjatë vitit 2019 (vlerësohet me 20 pikë); Së paku 10 mbledhje të mbajtura nga kuvendet komunale gjatë viti 2019 (vlerësohen me 20 pikë); Funksionimi i komiteteve te përhershme në komunë (vlerësohet me 20 pikë); Realizimi i Buxhetit për vitin 2019, në minimum prej 50 për qind (vlerësohet me 20 pikë); Vlerësimi i ligjshmërisë së akteve të jetë në harmoni të plotë me legjislacionin në fuqi (vlerësohet më 20 pikë. Komunat që realizojnë mbi 60% të kritereve përzgjidhen si konkurrentë potenciale për përfitimin e fondeve, ndërsa projekt propozimet duhet të jenë projekte kapitale dhe infrastrukturore deri në shumën prej 50 mijë euro.

Me vendimin e aprovuar nga Qeveria e Kosovës, është autorizuar Ministri i Shëndetësisë që të bëjë plotësim – ndryshimin e Udhëzimit Administrativ për Organizimin, strukturën, përcaktimin e shërbimeve dhe veprimtarisë së Institucioneve të Kujdesit Parësor Shëndetësor duke tejkaluar procedurat që përcaktohen me Rregulloren e Punës së Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Rregulloren për Shërbimin Ligjor Qeveritar. Plotësim ndryshimet do t’u mundësonin institucioneve të kujdesit parësor shëndetësor në Kosovë të testojnë për prani të antigjeneve të SARS-CoV 2 ose të antitrupave ndaj SARS-CoV 2

Share3TweetSendShareSend

TË FUNDIT NGA RUBRIKA

Ky është 21 vjeçari nga Kosova i cili vdiç në një aksident në Austri
Bota

Ky është 21 vjeçari nga Kosova i cili vdiç në një aksident në Austri

May 27, 2025
48
Shtërpcë/ Një grua dyshohet se e ka helmuar me zhivë burrin e saj
Lajme

Prokuroria Speciale e konfirmon: Faton Peci po intervistohet si i dyshuar

May 27, 2025
10
Kush e çoi Prokurorinë Speciale në zyrën e Faton Pecit
Bujqesi

Kush e çoi Prokurorinë Speciale në zyrën e Faton Pecit

May 27, 2025
54
Faton Peci e kthen në pronësi të shtetit tokën 4 milionëshe që kundërligjshme i ishtë bartur serbit Jovica Deniq
Bujqesi

Prokuroria Speciale: Faton Peci po intervistohet

May 27, 2025
16
Haxhiu pas dështimit të seancës: S’e kemi të qartë rrugën, jemi në tokë të pashkelur
Lajme

Haxhiu: “Plan” për të dëmtuar Pecin e Kurtin, futja e Prokuroria Speciale në Ministrinë e Bujqësisë

May 27, 2025
32
Alarmante: Rekord i viktimave dhe rasteve të reja me Covid në Shqipëri
Lajme

Prokuroria Speciale e bastisë Ministrinë e Bujqësisë për korrupsion

May 27, 2025
13
Next Post
Vjollca Shala emërohet U.D. e Kryeshefit Ekzekutiv të Postës

Vjollca Shala emërohet U.D. e Kryeshefit Ekzekutiv të Postës

Më të fundit

  • Ky është 21 vjeçari nga Kosova i cili vdiç në një aksident në Austri
  • Prokuroria Speciale e konfirmon: Faton Peci po intervistohet si i dyshuar
  • Kush e çoi Prokurorinë Speciale në zyrën e Faton Pecit
TermokosTermokosTermokos
Your browser does not support the video tag.

Ky portal mirëmbahet nga kompania “Telegramisot.info” e themeluar në vitin 2018. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Telegramisot.info“. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

telegramisott@gmail.com

Categories

  • Auto & Tech
  • Basketboll
  • Boll Marre
  • Bota
  • Bujqesi
  • Ekonomia
  • Film
  • Futboll
  • Këshilla dhe Zbulime Mjekësore
  • Kosova
  • Kronika e Zezë
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Moda
  • Muzikë
  • Opinione
  • Shëndet
  • Showbiz
  • Shqiperi
  • Sport
  • Të tjera
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi