Kombëtarja e Kosovës ka shënuar fitore ndaj Armenisë sonte.
Dardanët triumfuan minimalisht 0:1 në udhëtim në ndeshjen miqësore ndaj armenëve.
Ishte Milot Rashica i cili realizoi në minutën e 25-të të takimit.
Ishte një depërtim i bukur i Zhegrovës, teksa goditja e tij preku shtyllën, për t’iu kthyer më pas Rashicës.
Zhegrova ndërkohë pati një paraqitje fantastike.
Kësisoj, Franco Foda e nis me fitore aventurën e re si trajner i Kosovës.
Pas 4 ditësh, Kosova përballet në Budapest me Hungarinë në ndeshjen e dytë miqësore për këtë muaj.