• Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result
Your browser does not support the video tag.
Mokne

Kosova e përgatitur për përballje me koronavirusin

25/02/2020 - 07:56:17
Kosova e përgatitur për përballje me koronavirusin

Pas shpalljes së gjendjes emergjente për përhapjen e koronavirusit nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, edhe Kosova ka bërë përgatitjet për t’u përballur me të

Kështu deklaruan një ditë më parë zyrtarë shëndetësorë në vend, ndërsa theksuan se nuk ka vend për panik.

Lexo më shumë

A e mori ‘ bekimin’ e Thaçit dhe Veselit për t’i hyrë garës për kryetar të PDK-së, Memli Krasniqi

Krasniqi pas takimit me presidenten: S’ka tym të bardhë

May 15, 2025
4
Ja sa vota i ka marrë Ilir Meta në burgun 313 në Tiranë?

Ja sa vota i ka marrë Ilir Meta në burgun 313 në Tiranë?

May 15, 2025
0

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, në një deklaratë për gazetarë ka thënë se janë në përcjellje të situatës rreth koronavirusit dhe janë duke u përgatitur në çdo aspekt që nëse paraqitet ndonjë rast të merren masat e nevojshme.

Vitia tha Komiteti për monitorimin e sëmundjeve ngjitëse ka punuar në mënyrë intensive gjatë këtyre javëve.

“…Mundësia për tu paraqitur është edhe në Kosovë… Jemi duke u përgatitur në çdo aspekt që nëse veç paraqitet një rast me Coronavirus të merren masat e nevojshme”, deklaroi ai.

Ministri i Shëndetësisë tha se janë në përcjellje të situatës, duke filluar nga SHSKUK-ja, kujdesi parësor shëndetësor, pikat kufitare etj.

“Janë duke u bërë të gjitha përgatitjet nevojshme pas aprovimit të Planit dhe është me fat që deri tani nuk kemi asnjë rast..”, shtoi Vitia, duke shtuar se për momentin nuk ka nevojë për panik dhe se nuk ka ndonjë rast me Coronavirus në Kosovë.

Ai tha se të shtunën nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike dhe Komiteti për monitorimin e sëmundjeve ngjitëse janë dërguar të gjitha rekomandimet në Aeroportin e Prishtinës.

Më saktë, Klinika Infektive ka dërguar ekipe mjekësore në pika kufitare dhe në Aeroportin e Prishtinës, ekipe këto që janë në shërbim 24 orë për identifikimin dhe kontrollimin e udhëtarëve për këtë virus.

Edhe infektologu Valbon Krasniqi, ka thënë në Klinikën Infektive janë ndërmarrë të gjitha masat mbrojtëse për koronavirus.
Sipas tij, aktualisht nuk ka asnjë rast të identifikuar me këtë virus në Kosovë.

Ndërkaq, drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik, Naser Ramadani, në një emision në Klan Kosova ka thënë se 80 për qind e rasteve do të kalojnë pa asnjë shenjë klinike.

“Në çështjen e menaxhimit të epidemive dhe pandemive ka një sens logjik shkencor. Parakusht që duhet plotësuar është vonesa e stërzgjatjes së ardhjes në vendin tonë. Në vitin 2009 në mars ka shpërthyer epidemia e gripit pandemik H1N1, në Kosovë kemi pas raste minimale sepse epidemia ka ardh pas 6 muajsh. Tash për Coronaviruesin kemi kapacitet që ta mbajmë shtyrjen e epidemisë. Sa të shtyhet është pozitive sepse kjo na bën më të përgatitur”, ka thënë Ramadani.

Ramadani ka thënë institucioni që drejton ka kapacitete baras me shumë prej vendeve të zhvilluara që aty mund të bëhet analiza e diagnostifikimit të Coronavirusit – virusit aerogjen.

Ai ka theksuar se me të njoftuar për përhapjen e Coronavirusit, Instituti Kombëtar ka vënë kontakte me Organizatën Botërore të Shëndetit.
“Me OBSH kemi kontaktuar më 7 janar, kur autoritet kineze kanë zbuluar shkaktarin e sëmundjes. Instituti Kombëtar ka marrë provat dhe materialet jo vetëm prej një burimi”.

“Asnjëri nuk mund të jetë i befasuar nëse vie një rast. Njerëzit në Kosovë kanë një entuziazëm të veçantë, profesionist mund të dyshojnë në çdo rast të ardhur në Coronavirusi. Sot në Kosovë nuk mund t’i befasojë një rast i dyshimtë i Coronavirusit as policët e Kosovës. Në fushën e shëndetësisë publike është dhënë provimi”.

ShareTweetSendShareSend

Related Posts

A e mori ‘ bekimin’ e Thaçit dhe Veselit për t’i hyrë garës për kryetar të PDK-së, Memli Krasniqi
Lajme

Krasniqi pas takimit me presidenten: S’ka tym të bardhë

May 15, 2025
4
Ja sa vota i ka marrë Ilir Meta në burgun 313 në Tiranë?
Lajme

Ja sa vota i ka marrë Ilir Meta në burgun 313 në Tiranë?

May 15, 2025
0
Tensione lufte: Aeroplani luftarak rus shkel hapësirën ajrore të NATO-s
Bota

Tensione lufte: Aeroplani luftarak rus shkel hapësirën ajrore të NATO-s

May 15, 2025
14
Takimi me Osmanin, Kurti arrin i fundit në Presidencë
Lajme

Takimi me Osmanin, Kurti arrin i fundit në Presidencë

May 15, 2025
4
Kurti ‘Cep më cep?’ KFOR: Ne jemi autoriteti përfundimtar për kontrollin e kufirit të Kosovës
Lajme

Kurti ‘Cep më cep?’ KFOR: Ne jemi autoriteti përfundimtar për kontrollin e kufirit të Kosovës

May 15, 2025
11
Pse nuk shkuan Trump dhe Putin, në takimin e paqes mes Rusisë dhe Ukrainës në Turqi
Lajme

Pse nuk shkuan Trump dhe Putin, në takimin e paqes mes Rusisë dhe Ukrainës në Turqi

May 15, 2025
13
Next Post
Bëhuni gati, ja kur do të bie përsëri borë në Kosovë

Shi e borë këtë javë në Kosovë

Më të fundit

  • Krasniqi pas takimit me presidenten: S’ka tym të bardhë
  • Ja sa vota i ka marrë Ilir Meta në burgun 313 në Tiranë?
  • Tensione lufte: Aeroplani luftarak rus shkel hapësirën ajrore të NATO-s
TermokosTermokosTermokos
Your browser does not support the video tag.

Ky portal mirëmbahet nga kompania “Telegramisot.info” e themeluar në vitin 2018. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Telegramisot.info“. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

telegramisott@gmail.com

Categories

  • Auto & Tech
  • Basketboll
  • Boll Marre
  • Bota
  • Bujqesi
  • Ekonomia
  • Film
  • Futboll
  • Këshilla dhe Zbulime Mjekësore
  • Kosova
  • Kronika e Zezë
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Moda
  • Muzikë
  • Opinione
  • Shëndet
  • Showbiz
  • Shqiperi
  • Sport
  • Të tjera
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi