Ekipi kombëtar U19 i Kosovës e nisi kampanjën kualifikuese për EURO U19 në Grupin 5 me barazim 1:1 nga Rusia në stadiumin e Atletikës në Cardiff të Uellsit.
Kosova U19 e vazhdoi ecurinë e ndeshje pa fitore në katër të tilla sot në Cardiff të Uellsit. Pas disfatës kundër Sllovenisë dhe barazime me Hungarinë dhe Austrinë, Kosova barazoi me Rusinë, raporton Gazeta Express.
“Dardanët” e rinj arritën të kalojnë në epërsi kundër Rusisë qysh në minutën e 11-të të lojës, kur shënoi mesfushori Adonis Aliu. Megjithatë, rusët u përgjigjen menjëherë me gol përmes Igor Shkolikut.
Pasi ndeshja filloi me intensitet kaq të lartë, rrjedha e lojës ndryshoi në minutat në vazhdim dhe asnjëra skuadër s’arriti të shënojë gol tjetër, në ndeshjen që përfundoi me rezultat baras.
Kjo ishte ndeshja e parë në kuadër të Grupit 5, ku garon edhe Polonia dhe Uellsi, prëveç Kosovës dhe Anglisë. Uellsi e kryeson momentalisht këtë grup, me tre pikë, pasi fitoi kundër Polonisë.
Kosova do të tentojë të marrë rezultate më të mirë në ndeshjet e tjera, që do të zhvillohet gjatë ditëve në vijim deri më 19 nëntor në Uells