Kryeministri Albin Kurti e ka pritur sot në qeveri ambasadorin amerikan në Prishtinë, Philip Kosnett, raporton Gazeta Express.
Kjo është vizita e parë zyrtare që iu është bërë Kurtit në qeveri, pas emërimit si kryeministër i Kosovës.
Paraprakisht Kurti ka mbajtur mbledhjen e parë të qeverisë, derisa, ka vizituar edhe Prekazin.
Kosnett në anën tjetër për t’ia uruar detyrën e re ka vizituar mëngjesin e sotëm edhe kryeparlamentaren, Vjosa Osmanin.