Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Philip Kosnett, sot ka vizituar kreun e VV-së, Albin Kurtin, shkruan Gazeta Sinjali.
Kjo vizitë e tij vjen pas dy ditëve që u mbajtën zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë, ku Lëvizja Vetëvendosje doli në vendin e parë.
Gjithashtu, ai pas zgjedhjeve kishte përgëzuar vendin tonë për organizimin e zgjedhjeve të lira e demokratike duke thënë se SHBA qëndron krah Kosovës.