Klinika Infektive e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, ka njoftuar se në orët e mëngjesit ka vdekur pacientja e lindur me 1957 nga komuna e Dragashit, e cila veç infeksionit me Covid-19, ka pasur edhe sëmundje kronike të veshkave dhe sëmundje tjera shoqëruese.
Ndërsa Klinika njofton se në mjekimin intensiv vazhdon të jetë në gjendje të rëndë një person, kurse dy janë me oksigjenoterapi, shkruan Reporteri.net.
Kurse sot do të lirohen 5 pacientë.
Njoftimi:
Në raportin ditor të datës 7 maj 2020, janë të shtrirë 12 raste me Covid-19 pozitiv.
Ndërsa, në mjekimin intensiv vazhdon të jetë në gjendje të rëndë dhe përkujdesje intensive një pacient i infektuar me Covid -19, i cili ka sëmundje kronike të veshkëve dhe është në dializë.
Gjendja e pacientëve të sëmurë me Covid 19 është si vijon:
9 raste janë në gjendje stabile, 2 raste janë në trajtim me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive.
Në mjekimin intensiv vazhdon të jetë në gjendje të rëndë dhe përkujdesje intensive një pacient i infektuar me Covid -19, i cili ka sëmundje kronike të veshkëve dhe është në dializë.
Në orët e mëngjesit ka ndërruar jetë pacientja e lindur me 1957 nga komuna e Dragashit, e cila veç infeksionit me Covid-19, ka pasur edhe sëmundje kronike të veshkave dhe sëmundje tjera shoqëruese.
Nga klinika sot do të lirohen 5 pacientë të shëruar nga infeksioni me Covid -19, ndërsa 2 raste të cilët kanë rezultuar negativ ne testimet e fundit për Covid 19 vazhdojnë trajtimin në klinikë.