Kryesia e Kuvendit të Kosovës ka shtyer mbledhjen e paraparë që të zhvillohej nesër. Kjo vjen pikërisht në ditës kur shefi i grupit parlamentar të LDK’së, Aben Gashi, konfirmoi se është infektuar me koronavirus, shkruan Gazeta Metro.
Përmes një njoftimi për media sot nga Kuvendi i Kosovës është bërë e ditur se mbledhja e cila pritej të nis nesër në ora 11:00, do të zhvillohet një ditë tjetër.
“Për mbajtjen e saj do të njoftoheni me kohë”, u tha në njoftimin për media.
Kujtojmë se sot shefi i grupit parlamentar të LDK’së, Arben Gashi ka bërë të ditur se edhe familja e tij ka rezultuar pozitiv me koronavirus.
Ai ka konfirmuar se janë në gjendje të mirë të gjithë dhe se do të qëndrojnë të izoluar për dy javë.