Sot Kuvendi i Republikës së Kosovës do të mbajë seancën për Buxhetin 2020. Ndërkohë deputetët që po marrin pjesë në seancë janë duke u kontrolluar në mënyrë të detajuar para futjes në sallë, pas situatës së krijuar me koronavirus.
Deputët janë parë teksa kanë pritur në radhë për t’iu nënshtruar kontrollave, siç është matja e temperaturës.Në këtë seancë do të jetë vetëm një pikë e rendit të ditës, e që ka të bëjë më projektligjin për buxhet për vitin 2020.
Kjo gjë është bërë e ditur përmes një njoftimi nga Zyra për Media, e Kuvendit të Kosovës.
“R e n d i i d i t ë s Shqyrtimi i parë i Projektligjit mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2020″, thuhet në njoftim