Koreja e Veriut vijon të provokojë rëndë fqinjët e saj përmes programit raketor dhe atij bërthamor.
Lëshimi i një tjetër rakete drejt Detit të Japonisë ka ngritur dhe njëherë në këmbë autoritetet në Seul duke e dënuar ashpër aktin provokator.
“Koreja e Veriut lëshoi një raketë balistike të paidentifikuar”, shkruhet në reagimin e Shefave të Shtabit të ushtrisë koreano-jugore.
Testi i ri pason disa ditë stërvitjet ushtarake të Phenianit pranë kufirit të tensionuar detar me Korenë e Jugut.
Gjatë kohëve të fundit, lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong Un iu ka bërë thirrje ushtarëve të tij që të jenë në gatishmëri maksimale në rast lufte.