• Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result

Kontrolli dhe siguria e mishit gjatë verës, AUV bën thirrje për kujdes gjatë transportimit për në shtëpi

31/07/2021 - 11:18:28
Kontrolli dhe siguria e mishit gjatë verës, AUV bën thirrje për kujdes gjatë transportimit për në shtëpi

Mishi dhe produktet me origjinë shtazore kërkojnë kujdes të shtuar, veçanërisht gjatë stinës së verës ku mbizotërojnë temperaturat e larta. Përveç kujdesit të jashtëm dhe të brendshëm, AUV u bën thirrje konsumatorëve për kujdes edhe gjatë transportit të mishit për në shtëpi.

Zëdhënësi i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV), Lamir Thaçi, në intervistë për KosovaPress thotë se gjatë verës fokus qendror në kontrollet e rregullta kanë mbikëqyrjen e produkteve që kërkojnë kushte frigoriferike, si mishi dhe produktet tjera me origjinë shtazore.

Lexo më shumë

Ky është Anglezi i cili e  ndali “Luftën e Tretë Botërore” në Kosovë

Ky është Anglezi i cili e ndali “Luftën e Tretë Botërore” në Kosovë

June 9, 2025
13
Elon Musk e sfidon Trump, e themelon ”The America Party”

Elon Musk e sfidon Trump, e themelon ”The America Party”

June 9, 2025
10

“Tani jemi në stinën e verës dhe temperaturat janë shumë të larta, jo vetëm operatorët e biznesit, por të gjithë duhet të tregojmë kujdes kur blejmë dhe transportojmë mish qoftë nga marketet apo nga pikat ku ne blejmë sepse mishi është shumë i ndjeshëm ndaj temperaturave të larta, andaj gjithmonë kërkohet ruajtja adekuate frigoriferike. Nëse është mish i freskët atëherë duhet të jetë temperatura jo më e lartë se 3 – 4 gradë, ndërsa nëse është mish i ngrirë ai asnjëherë nuk duhet të shkojë në temperaturë më të lartë se –18. Rekomandohet që ne të tregojmë kujdes, përveç transportit deri në shtëpitë tona edhe në ruajtjen në frigoriferët e familjeve tona dhe gjatë procesit të gatimit”, thekson ai.

Gjithashtu ai ka treguar hapat që AUV ndërmerr për produktet që nuk i plotësojnë kushtet ligjore për konsum.

Thaçi njoftoi se brenda vitit gjithmonë arrijnë shifra rreth 100 mijë kg të produkteve me origjinë shtazore, ku përveç mishit hyjnë edhe qumështi dhe produktet e tij.

“Ne jemi duke mbikëqyrur tregun qoftë për produktet nga importi, qoftë për prodhimet vendore dhe kudo që kemi hasur produktet që nuk i kanë plotësuar kushtet ligjore për konsum, ne gjithmonë kemi vepruar fillimisht me konfiskim, asgjësim të mishit që ka rezultuar se nuk i plotëson kushtet dhe ndaj të gjithë operatorëve të biznesit ne iniciojmë fletëparaqitje për gjykatë dhe gjykata pastaj vendosë për masat ndëshkimore[…]Brenda vitit gjithmonë arrijmë shifra rreth 100 mijë kg produkte me origjinë shtazore, ku përveç mishit hyjnë edhe qumështi dhe produktet e qumështit”, ka thënë ai.

Zëdhënësi i AUV, Lamir Thaçi thotë se çdo ngarkesë që importohet në Republikën e Kosovës duhet të ketë dokumentacionin përcjellës që garantohet mbi sigurinë e produktit, në të kundërtën thotë se nuk lejohet të hyjë në Kosovë.

“Nëse mishi kërkon që të ruhet i ngrirë, atëherë secila ngarkesë duhet të vijë në temperaturë nën -18 gradë dhe çdo herë kontrollohet kontejneri se gjatë gjithë kohës, përmes aparatit special që mat temperaturën gjatë udhëtimit, ai tregon temperaturën gjatë gjithë kohës sa ka lëvizur kontejneri derisa ka arritur në Kosovë. Dhe, këtu inspektorët e agjencisë tregojnë kujdes shumë të lartë që secila ngarkesë që hyn në Kosovë t’i plotësojë të gjitha kushtet. Në të kundërtën, secila ngarkesë që nuk i plotëson kushtet ligjore mbi sigurinë e produktit nuk i lejohet të hyjë në Kosovë”, shton ai.

luaj me mokneluaj me mokneluaj me mokne

Në kontrollin e brendshëm, Thaçi thekson se kërkohet që therjet të kryhen në thertore të licencuara dhe vetëm atëherë kur veterinari thotë se çdo gjë është e sigurt, mishi lejohet që të kalojë në treg për konsum.

AUV vazhdon që të ketë numër të vogël të inspektorëve veterinarë, por që synon që përmes kalimit të inspektorëve komunal në AUV të plotësojë numrin e tyre për mbulimin e gjithë Republikës së Kosovës.

“Ne nuk kemi numër të mjaftueshëm (të inspektorëve). Tani sa vite kemi paraqitur kërkesën se kemi mungesa të inspektorëve veterinarë. Ne shpesh po Ne shpesh po mbulohemi me inspektorët e komunave, të cilët është e paraparë që shumë shpejt të kalojnë në AUV dhe atëherë kur ne i marrim ata, do të jetë vetëm një autoritet përgjegjës në Republikën e Kosovës që do të mbikëqyrë sigurinë ushqimore”, deklaroi Thaçi.

ShareTweetSendShareSend

Related Posts

Ky është Anglezi i cili e  ndali “Luftën e Tretë Botërore” në Kosovë
Lajme

Ky është Anglezi i cili e ndali “Luftën e Tretë Botërore” në Kosovë

June 9, 2025
13
Elon Musk e sfidon Trump, e themelon ”The America Party”
Bota

Elon Musk e sfidon Trump, e themelon ”The America Party”

June 9, 2025
10
Sot seanca gjyqësore për rastin  terorist `Banjska`
Bota

Sot seanca gjyqësore për rastin terorist `Banjska`

June 9, 2025
3
Sot 26 vjet nga nënshkrimi i marrëveshjes ushtarako-teknike të Kumanovës
Lajme

Sot 26 vjet nga nënshkrimi i marrëveshjes ushtarako-teknike të Kumanovës

June 9, 2025
7
Përplasen protestuesit me Gardën Kombëtare dhe policinë në Los Anxhelos
Lajme

Përplasen protestuesit me Gardën Kombëtare dhe policinë në Los Anxhelos

June 9, 2025
4
Çka po ndodhë me Ish-policin e Kosovës që u arrestua nga Serbia ?
Lajme

Çka po ndodhë me Ish-policin e Kosovës që u arrestua nga Serbia ?

June 9, 2025
11
Next Post
Klinaku: Familjes së Hysni Gucatit nuk po u jepen vizat për ta vizituar

Klinaku: Familjes së Hysni Gucatit nuk po u jepen vizat për ta vizituar

Më të fundit

  • Ky është Anglezi i cili e ndali “Luftën e Tretë Botërore” në Kosovë
  • Elon Musk e sfidon Trump, e themelon ”The America Party”
  • Sot seanca gjyqësore për rastin terorist `Banjska`
TermokosTermokosTermokos
Your browser does not support the video tag.

Ky portal mirëmbahet nga kompania “Telegramisot.info” e themeluar në vitin 2018. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Telegramisot.info“. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

telegramisott@gmail.com

Categories

  • Auto & Tech
  • Basketboll
  • Boll Marre
  • Bota
  • Bujqesi
  • Ekonomia
  • Film
  • Futboll
  • Këshilla dhe Zbulime Mjekësore
  • Kosova
  • Kronika e Zezë
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Moda
  • Muzikë
  • Opinione
  • Shëndet
  • Showbiz
  • Shqiperi
  • Sport
  • Të tjera
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi