Anëtari i Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjuca, ka thënë se ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka licencuar laboratore private të cilat nuk figurojnë fare në Agjencionin e Regjistrimit të Bizneseve të Kosovës.
Në një konferencë për media, ai e ka kritikuar Qeverinë Hoti se si është qasur dialogut me Serbinë.
“Kur e kërkonte Agim Veliu me Hashim Thaçin shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme, nuk kishte të vdekur – vetëm dje kanë qenë 13 të vdekur në Kosovë. Kjo tregon për kaosin që po mbretëron sa i përket menaxhimit të COVID-19 në Kosovë”.
“Duke filluar prej masave absurde që i ka marrë Qeveria Hoti deri te licencimi i dyshimtë i laboratorëve të cilët si biznese ka të tillë që nuk figurojnë fare në ARBK – që janë licencuar prej Armend Zemajt e deri te dialogu me Serbinë ku këta po shkojnë fare pa legjitimitet dhe pa platformë”.
“Ata po thonë se s’kemi për çfarë se shkojmë në Uashington përveç se të nënshkruajmë atë që ë përmbyll dialogun me Serbinë”.
“Këta definitivisht janë politikë në papërgjegjshëm dhe për këtë arsye mendojmë se vetëm keq mund t’i bëjnë Kosovës nëse vazhdojmë me këtë metodë dhe strategji – prandaj nevojiten zgjedhjet”.
“Shikojeni menaxhimin e pandemisë, shikojeni kriminalitetin që kanë bërë me licencimin e laboratorëve private e deri te dialogu me Serbinë – me një çakordim total se kush po shkon atje – pa platformë të votuar”.
“Kjo është fatale në këtë gjendje në të cilën ndodhemi të ketë kësi diskursi politik. Prandaj po bëjmë thirrje që të ndalet kjo me këtë Qeveri jolegjitime”.