• Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result
Your browser does not support the video tag.
Mokne

Konjufca u zgjodh kryeparlamentar për fajin e LDK’së

22/01/2020 - 06:15:05
Glauk Konjufca propozohet kandidat për kryetar të Kuvendit

Deputeti i Vetëvendosjes, Shpejtim Bulliqi, ka thënë se kërkesa e LDK-së për dorëheqjen e kryeparlamentarit të ri Glauk Konjufca, në mënyrë që kjo parti të marrë kryeparlamentarin deri kur të zgjidhet presidenti, nuk është kërkesë e drejtë. Sipas tij, Konjufca i VV’së u zgjodh kryeparlamentar dhe procesi eci përpara për shkak të LDK-së.

Bulliqi ka thënë se e kanë pritur LDK-në deri më 24 dhjetor për të treguar emrin e kandidatit për kryeparlamentar, por pasi kjo parti kërkoi edhe postin e presidentit, sipas Bulliqit, solli ngecjen e negociatave për formimin e qeverisë. Si pasojë, ai ka thënë se VV-ja nuk ka lejuar që të shihet si pengesë e konstituimit të Kuvendit dhe ka vazhduar me propozimin për Konjufcën, i cili mori edhe votat e deputetëve të LDK-së.

Lexo më shumë

Sali Berisha: Po përgatisim luftën për mbrojtjen e të drejtës së votës

Sali Berisha: Po përgatisim luftën për mbrojtjen e të drejtës së votës

May 14, 2025
5
Kurti pyetet se a do të shkoj në takim te Presidentja?

Qytetarët e terorizojnë Kurtin me komente “Kap bone qeverinë ti”, e le Eurovisionin

May 14, 2025
13

“Ndodhi harmonizimi pothuajse 100 për qind i programit mes dy partive. Erdhëm te postet ministrore. Kur erdhi kjo çështje, këtu ngeli pak procesi dhe dy subjekte sot e kësaj dite janë në përpjekje për t’i harmonizuar, në mënyrë që të krijohen institucionet.

Përderisa s’kemi gjë të tillë e procesi rrodhi si rrodhi, ne kemi pas dëshirë që më 26 dhjetor të shkonim të harmonizuar që të krijohet mundësia për të votuar kandidatin e LDK-së për kryeparlamentar. Por e neglizhuan sepse u kapën në një pikë që për mendimin tim s’ishte e arsyeshme të ndodhë në ato momente, çështja e presidentin sepse e dinim që s’ka pas zgjedhje për president. Ka qenë shans i mirë që të kemi ndarje të barabartë të pushtetit, VV-ja me kryeministrin, LDK-ja me kryeparlamentarin e ministritë barabartë. Shansi ishte shumë i mirë e këtë opinioni e di që më së paku ka faj VV-ja që nuk ndodhi”, ka thënë ish-deputeti i LDK-së.

Ai ka përshëndetur takimin e sotëm të kryesisë së LDK-së dhe vendimin që të caktohet një afat kohor për arritjen përfundimtare të marrëveshjes ose jo.

“Është momentumi që të dy subjektet të reflektojnë që të shtyjnë procesin përpara e të bëjnë maksimumin për të krijuar institucionet e vendit. Kaloi një kohë e gjatë, e që as një nga ne s’e kemi pritur që kaq gjatë do të shkojë.

Ekziston vullneti në të dy anët. Edhe në LDK sepse po shihet që ka vullnet për krijimin e marrëveshjes. S’do të ishte fer as nga LDK-ja që të kërkojë dorëheqjen e Konjufcës sepse deri më 24 dhjetor kemi shpresuar të arrijmë marrëveshjen e të shkojmë me kandidatin e tyre për kryeparlamentar e një gjë e tillë s’u bë me fajin e VV-së, por me fajin e LDK-së duke synuar apo duke kërkuar që ta kenë edhe presidentin. Sidoqoftë kjo ka ndodhur dhe procesi eci si eci. Kandidati i VV-së u votua edhe nga të gjithë në LDK e procesi eci”, ka thënë tutje ai në KTV.

Bulliqi ka thënë se është problematike si çështje që Konjufca të largohet. Sipas tij, ai ka kapacitete për të udhëhequr Kuvendin dhe një “figurë e tillë do t’i bënte nder Kuvendit, LDK-së e edhe VV-së”.

“Problematike është sepse nuk është fer sepse një kandidat si ai i kalibrit që ka Konjufca, do t’i bënte nder Kuvendit, edhe LDK-së, edhe VV-së për të udhëhequr një Kuvend. Është i përgatitur dhe e meriton. Ka kapacitete e intelekt të lartë e s’do të ishte pengesë për LDK-në, që të mos rikthehemi në proces. Procesi ka ecur për fajin e LDK-së, jo të VV-së sepse ishim në pozicion që s’guxonim të dilnim si pengues të krijimit të institucioneve”, ka deklaruar Bulliqi.

Share6TweetSendShareSend

Related Posts

Sali Berisha: Po përgatisim luftën për mbrojtjen e të drejtës së votës
Lajme

Sali Berisha: Po përgatisim luftën për mbrojtjen e të drejtës së votës

May 14, 2025
5
Kurti pyetet se a do të shkoj në takim te Presidentja?
Lajme

Qytetarët e terorizojnë Kurtin me komente “Kap bone qeverinë ti”, e le Eurovisionin

May 14, 2025
13
Borxhi 2.7 milionësh nga komuna, “Pastrimi” e ndërprenë punën në Prishtinë
Ekonomia

Borxhi 2.7 milionësh nga komuna, “Pastrimi” e ndërprenë punën në Prishtinë

May 14, 2025
4
Shtërpcë/ Një grua dyshohet se e ka helmuar me zhivë burrin e saj
Bota

Politikanja grua në Meksikë vr*it*ët gjatë transmetimit ‘live’ në tubim zgjedhor -Video+18

May 14, 2025
26
Këshilli i Evropës e Samititi i BE-së do të zhvillohet të premten në Tiranë
Bota

Këshilli i Evropës e Samititi i BE-së do të zhvillohet të premten në Tiranë

May 14, 2025
4
EMRAT/ Këta janë të arrestuarit për fajde në Prizren e Suharekë -Video
Lajme

Fushë Kosovë: Arrestohet burri e kërcënoi gruan – i konfiskohet edhe pistoleta

May 14, 2025
3
Next Post
Haradinaj, nesër e mbledhë Qeverin

Haradinaj sot mban mbledhjen e Qeverisë

Më të fundit

  • Sali Berisha: Po përgatisim luftën për mbrojtjen e të drejtës së votës
  • Qytetarët e terorizojnë Kurtin me komente “Kap bone qeverinë ti”, e le Eurovisionin
  • Borxhi 2.7 milionësh nga komuna, “Pastrimi” e ndërprenë punën në Prishtinë
TermokosTermokosTermokos
Your browser does not support the video tag.

Ky portal mirëmbahet nga kompania “Telegramisot.info” e themeluar në vitin 2018. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Telegramisot.info“. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

telegramisott@gmail.com

Categories

  • Auto & Tech
  • Basketboll
  • Boll Marre
  • Bota
  • Bujqesi
  • Ekonomia
  • Film
  • Futboll
  • Këshilla dhe Zbulime Mjekësore
  • Kosova
  • Kronika e Zezë
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Moda
  • Muzikë
  • Opinione
  • Shëndet
  • Showbiz
  • Shqiperi
  • Sport
  • Të tjera
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi