Kryeparlamentari i Kosovës, Glauk Konjufca, ka pritur sot në takim ministrin e Jashtëm të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani,
Sipas njoftimit, në këtë takim Osmani konfirmoi mbështetjen e palëkundur të Maqedonisë Veriore në rrugën drejt integrimit euro-atlantik të Kosovës.
“Ministri Osmani e uroi kryetarin Konjufca për konstituimin e institucioneve të reja në Kosovë, duke besuar se tashmë stabiliteti institucional i Kosovës do të reflektojë edhe në intensifikimin e bashkëpunimit ndërshtetëror. Po ashtu, ministri Osmani e konfirmoi mbështetjen e palëkundur të Maqedonisë Veriore në rrugën e integrimit euro-atlantik të Kosovës, duke garantuar se shteti i tij do vazhdojë përkrahjen ndaj Kosovës edhe në përpjekjet për anëtarësim në organizata ndërkombëtare”, thuhet ndër të tjera në njoftim.
Po ashtu, u diskutua për fillimin e investimeve infrastrukturore që kanë nisur në Maqedoninë Veriore, e të cilat do ta lehtësojnë dhe rrisin volumin e bashkëpunimit ekonomik mes dy vendeve.