Anëtari i Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjuca, ka thënë se tani kur po përmendet arritja e fazës finale e dialogut me Serbinë, është shqetësuese që politikanët kosovarë kanë në gojë projekte që janë për ndarjen e Kosovës.
Në një konferencë për media, ai ka theksuar se shkëmbimi i territoreve edhe Zajdneica janë sinonime të ndarjes së Kosovës.
“Në vend se të shpallej i vdekur projekti Zajdenica pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, ajo më duket se është më aktuale se kurrë më parë kur jemi në prag të asaj që po quhet faza finale e dialogut me Serbinë”.
“Në LDK dhe në partitë e PAN-it janë dy lloj të politikanëve, që janë pro Zajendicës dhe pro shkëmbimit të territoreve. Vetëm këto dy projekte janë në tavolinën e negociatave”.
“Prandaj duhet ta ngrisim këtë çështje meqenëse është vetëm VV ajo që i refuzon të dyja. Pra VV mendon që edhe Zajdneica edhe shkëmbimi i territoreve duhet të kundërshtohen prej Qeverisë dhe prej çdo përfaqësuesi që shkon në dialog me Serbinë”.
Konjufca ka theksuar se ddhe shkëmbimi i territoreve edhe Zajdneica janë sinonime të ndarjes së Kosovës.
“Serbia duhet të kundërshtohet përmes vendosjes së një konsensusi të brendshëm i cili konsideron se edhe Zajednica edhe shkëmbimi i territoreve janë shkelje e vijave të kuqe të interesit shtetëror të Kosovës”.
“Serbët e Kosovës duhet të jetojnë nëpër komunat e tyre dhe çdo përpjekje që të shkohet përtej kësaj dhe që në Kosovë të krijohet një lloj pushteti të tretë, apo i mesëm, do të ishte fatal për integritetin e Kosovës”.
Ai ka shtuar se Serbia ka pasur në plan ta ndajë Kosovën edhe gjatë vitete të 90-ta.
“Por, në vitin 2004 ndarja na erdhi përmes një emri tjetër i cili ishte decentralizimi etnik i Kosovës dhe këtë plan e ka pas shtyrë përpara Lufti Haziri. Ky projekt erdhi pas ngjarjeve të marsit të vitit 2004; mirëpo u bë e qartë se ky ishte plan i Serbisë”.
“Tash Serbia ka kaluar në planin tjetër që është bashkimi i këtyre komunave në projektin e Zajednicës siç është në Bosnje. Përmes kësaj do ta kontrollonin dhe destabilizonin Kosovën”.
“Kur të gjithë po thonë se është afër të ndodhë faza finale e dialogut, është shumë shqetësuese që politikanët e Kosovës i kanë në gojë këto dy projekte”.
“LVV mendon që kjo është në gjendje shumë e pafavorshme, ne mendojmë që së pari faza finale e dialogut me Serbinë nuk është fare mirë të ndodhë në këto kushte me një Qeveri që s’ka legjitimitet”.