Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca gjatë homazhe në Rezallë të Skenderajt ka thënë se nuk ka paqe derisa sa Serbia të pranojë krimet që ka bërë dhe ta njohë pavarësinë e Kosovës.
Konjufca gjatë homazheve në përvjetorin e masakrës së Rezallës, tha se Serbia është mbushur me varre masive të shqiptarëve.
“Serbia është ajo e cila është e mbushur me varre masive të shqiptarëve, Serbia është e mbushur me trupat e shqiptarëve qe i fsheh dhe ky është krim i shumëfishtë, duke nisur nga rrëmbimi i trupave dhe fshehja e tyre. Nuk ka paqe pa e pranuar krimin Serbia, dhe pa e pranuar Kosovën tonë” përfundoi ai.
Më 5 mars 1999 në Rezallës të Skenderajt, policia dhe ushtria serbe patën ekzekutuar 98 shqiptarë, banorë të Rezallës dhe të fshatrave përreth, nga të cilët 44 kishin i kishin zhdukur. Disa vite më pas një pjesë e trupave u gjetën në Rudnicë të Rashkës dhe iu dorëzuan familjarëve.