Është duke u mbajtur seanca për diskutimin e 100 ditëshit të Qeverisë Kurti II. Në këtë seancë janë ngritur shumë debate mes pozitës dhe opozitës.
Këta të fundit akuzuan Qeverinë për nepotizëm.
Për këtë ka reaguar edhe kryekuvendari, Glauk Konjufca i cili bëri një propozim për deputetët e Kuvendit të Kosovës.
“A pajtoheni si deputetë të Kuvendit të Kosovës, të gjithë çka jemi 120, që kush ka familjar të punësuar në institucione publike mos me folë hiç”, ka thënë Konjufca.