• Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result

Konjufca, mandatari pa vota të siguruara

05/11/2025 - 06:56:59
Konjufca, mandatari pa vota të siguruara

Një ditë para se të skadonte afati për të çuar një emër te presidentja rreth çështjes së mandatarit, Lëvizja Vetëvendosje mblodhi Këshillin e Përgjithshëm të partisë, ku u bë e ditur se Galuk Konjufca do të jetë i mandatuari i dytë i kësaj partie për kryeministër.

Lëvizja Vetëvendosje do të tentojë për herë të dytë që të formojë qeverinë, ndonëse nuk siguroi se i ka 61 vota.

Lexo më shumë

Jarinja, cak për propagandën ruse

U plagos dhe u rrëmbye nga xhandarmëria serbe: Çfarë dihet deri më tani?

November 5, 2025
1
Flet nëna e 13-vjeçares shqiptare që u vra në Itali

Flet nëna e 13-vjeçares shqiptare që u vra në Itali

November 5, 2025
4

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, njëherit Kryeministri në detyrë, Albin Kurti,tha emri i Konjufcës u dërgua te Osmani për të shmangur zgjedhjet. Kurti tha se Konjufca i ka 56 vota të sigurta, por se sa vota janë saktësisht, mund të merret vesh tek në seancë plenare, shkruan Reporteri.net.

Presidentja Vjosa Osmani e ka mandatuar Glauk Konjufcën për formimin e Qeverisë së re, pas një takimi që kishte edhe me Memli Krasniqin e PDK-së e Lumir Abdixhikun e LDK-së.

Sikurse mandatari i parë, edhe Konjufca ka 15 ditë afat për votim në Kuvend. Osmani tha se mandatimi i tij është bërë në përputhje me aktgjykimet e kaluara të Gjykatës Kushtetuese.

Osmani tha se nuk ka pasur propozim nga partitë tjera për mandatar. Sa i përket qëndrimeve se duhet të jenë 61 nënshkrime, Osmani tha se “në zyren time nuk kërkohet garancë për krijimin e Qeverisë, por kërkohen gjasa…Garanca jepet në Kuvend, prandaj edhe kërkohen votat aty”.

“Të gjitha veprimet që po ndërmarrë, janë vetëm në funksion të mbrojtjes së stabilitetit kushtetues, të forcimit të institucioneve demokratike dhe sigurimit të mirëqenies së qytetarëve tanë”, tha Osmani.

Pas marrjes së mandatit për formimin e qeverisë së re, Glauk Konjufca, deklaroi se qëllimi kryesor i këtij procesi është shmangia e zgjedhjeve të menjëhershme dhe sigurimi që vendi ta ketë buxhetin e vitit të ardhshëm.

luaj me mokneluaj me mokneluaj me mokne

“Ne do të kërkojmë ndonjë marrëveshje koalicioni me partitë politike. Ideja ka qenë e thjeshtë, ta krijojmë një qeveri të re për të shmangur dy gjëra: zgjedhjet e menjëhershme dhe për të mundësuar që Kosova ta ketë buxhetin e saj,” tha Konjufca, raporton Gazeta Online Reporteri.net.

Por, nominimi i Glauk Konjufcës për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje nuk ka ndryshuar qëndrimin e partive shqiptare të përfaqësuara në Kuvend. Ato nuk kanë vota për kandidatin e ri të Lëvizjes Vetëvendosje për kryeministër, Glauk Konjufca.

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka thënë se tashmë është e qartë se shumica shqiptare në Kuvend, së bashku me disa deputetë të komuniteteve joshumicë joserbe, nuk e mbështesin më idenë e një mandati tjetër qeverisës për Lëvizjen Vetëvendosje.

“Çdo tentativë për t’ia dhënë sërish mandatin kësaj partie do të përbënte humbje kohe, zvarritje të panevojshme dhe thellim të mungesës së besimit në institucione”, është thënë në komunikatën e PDK-së.

PDK vlerëson se, ashtu siç ka dështuar Albin Kurti në sigurimin e shumicës, do të dështojë çdo përpjekje tjetër për ta zgjatur artificialisht procesin e formimit të qeverisë.

Edhe Lidhja Demokratike e Kosovës ka vlerësuar se zgjedhjet e reja janë domosdoshmëri, derisa ka thënë se asnjë parti politike nuk e zotëron shumicën e nevojshme parlamentare për ta formuar qeverinë e re.

Kreu i kësaj partie, Lumir Abdixhiku ka thënë se shtyrjet procedurale dhe interpretimet “e stisura” vetëm sa thellojnë pasigurinë politike dhe dëmtojnë besimin e qytetarëve në institucionet e Republikës.

“Dalja nga bllokada institucionale nuk mund të kërkohet përmes veprimeve jo-kushtetuese e marrëveshjeve të paqarta, por përmes kthimit te sovrani, te qytetari. Zgjedhjet e reja tashmë janë domosdoshmëri”, ka thënë ai.

Zgjedhje të reja ka kërkuar edhe AAK-ja.

Kreu i kësaj partie, Ramush Haradinaj ka thënë se kandidatura e dytë e VV-së për qeveri është përpjekje për të vazhduar kapjen e institucioneve të shtetit, në kundërshtim me krejt normat kushtetuese e politike.

“Afati kushtetues për votimin e qeverisë përfundon nesër dhe presidentja e vendit nuk ka mandat ta mandatojë askënd për krijimin e qeverisë, pa dëshminë se kandidati i nominuar e ka shumicën e nevojshme.

Shumica e nevojshme dëshmohet vetëm me nënshkrime të deponuara të deputetëve. Në çdo situatë tjetër presidentja bën shkelje të rëndë kushtetuese. Kandidatura e dytë nga VV për qeveri është veç përpjekje për të vazhduar kapjen e institucioneve të shtetit, në kundërshtim me krejt normat kushtetuese e politike.

Kjo farsë duhet të marrë fund menjëherë dhe vendi të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme”, ka shkruar Haradinaj.

ShareTweetSendShareSend

Related Posts

Jarinja, cak për propagandën ruse
Lajme

U plagos dhe u rrëmbye nga xhandarmëria serbe: Çfarë dihet deri më tani?

November 5, 2025
1
Flet nëna e 13-vjeçares shqiptare që u vra në Itali
Bota

Flet nëna e 13-vjeçares shqiptare që u vra në Itali

November 5, 2025
4
40 të vdekur nga tajfuni ‘Kalmaegi’ në Filipine
Bota

40 të vdekur nga tajfuni ‘Kalmaegi’ në Filipine

November 5, 2025
5
9 të vdekur ga zjarr i madh në shtëpinë e pleqve në Bosnjës
Lajme

9 të vdekur ga zjarr i madh në shtëpinë e pleqve në Bosnjës

November 5, 2025
3
Limaj: Jemi të gatshëm për një marrëveshjeje politike
Lajme

Limaj, tregon se a ka votë për Konjufcës

November 4, 2025
45
Gjykata urdhëron kthimin në punë të Nexhat Krasniqit, “babës” së prokurorimit
Lajme

Gjykata urdhëron kthimin në punë të Nexhat Krasniqit, “babës” së prokurorimit

November 4, 2025
7
Next Post
9 të vdekur ga zjarr i madh në shtëpinë e pleqve në Bosnjës

9 të vdekur ga zjarr i madh në shtëpinë e pleqve në Bosnjës

Më të fundit

  • U plagos dhe u rrëmbye nga xhandarmëria serbe: Çfarë dihet deri më tani?
  • Flet nëna e 13-vjeçares shqiptare që u vra në Itali
  • 40 të vdekur nga tajfuni ‘Kalmaegi’ në Filipine
TermokosTermokosTermokos
Your browser does not support the video tag.

Ky portal mirëmbahet nga kompania “Telegramisot.info” e themeluar në vitin 2018. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Telegramisot.info“. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

telegramisott@gmail.com

Categories

  • Auto & Tech
  • Basketboll
  • Boll Marre
  • Bota
  • Bujqesi
  • Ekonomia
  • Film
  • Futboll
  • Këshilla dhe Zbulime Mjekësore
  • Kosova
  • Kronika e Zezë
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Moda
  • Muzikë
  • Opinione
  • Shëndet
  • Showbiz
  • Shqiperi
  • Sport
  • Të tjera
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi