Në momentin që deputeti i AAK-së, Bekë Berisha, e mori fjalën në Kuevnd për t’ia bërë një pyetje kryeministrit Albin Kurti, ku i fundit lëshoi sallën e Kuvendit.
Këtë e vërejti Berisha dhe iu drejtua Konjufcës se meqenësë Kurti nuk ndodhet në sallë do të diskutojë me kryetarin Konjufca.
E ky i fundit me shaka i tha se Kurti e lëshoi sallën sepse Berisha po i bënte pyetje të lehtë por “është i sporteve të rënda”.
“Kryeministër ti e shkarkove bordin e AKP-së, a po rrin a shkove?…Kryetar tash po diskutoj me ty”, i tha Berisha Konjufcës, transmeton Gazeta Express.
Reklamë
“Ti je i sporteve të rënda, e kur the pyetje e lehtë, prandaj doli kryeministri”, ia ktheu Konjufca me shaka.
Më pas Berisha e ngriti pyetjen në Kuvend, por nuk mori përgjigje në mungesë të Kurtit.
“Bordi i ri që ka me u vendos tani a janë bord i vullnetarëve apo kanë me i harxhu 25 mijë euro si ata të parët”, tha ai.