Kongresi amerikan do të nis sot gjykimin ndaj ish-presidentit, Donald Trump, me akuzat e organizimit të kryengritjeve në Kapitol më 6 janar, në të cilat mbetën të vrarë pesë persona, në mesin e tyre edhe një zyrtar policor.
Nëse faktohen akuzat dhe Trump dënohet, atij i ndalohet rikandidimi për të njëjtin post.
Pala përfaqësuese e mbrojtjes ndërkohë kërkon rrëzimin e akuzave për sa kohë që shkarkimi i Trump nuk mund të jetë më një mundësi.
Gjithsesi, për të dënuar Trumpin, demokratëve iu duhen edhe 17 vota nga pala republikane, çka sipas gjasave zor se arrihet.