Është konfirmuar edhe një rast i ri me koronavirus në Kosovë, duke bërë që numri i rasteve të shkojë në 16, Lajmin e ka bërë të ditur Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik përmes një njoftimi në faqen zyrtare në Facebook.
Sipas IKSHP’së, gjendja e saj është stabile.“Pas mesnate në laboratoret e IKSHPK u konfirmua 1 (një) rast i ri pozitiv me COVID-19.
Personi i gjinisë femrore, shtetase e Kosovës ka arritur të hënën në Kosovë nga Londra.
Gjendja e saj është stabile. Deri tani nē laboratoret e IKSHPK u testuan 271 persona prej të cilëve kanë rezultuar 16 pozitiv në SARS CoV-2”, thuhet në njoftim.