Komuniteti Shqiptarë në Teksas të SHBA-së, ka reguar lidhure me ngritjen e akuzave nga gjykata speciale për dy figurat kyçe të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në reagimin e tyre thuhet se mërgata shqiptare ne Texas, është duke i ndjek me shumë vëmendje dhe shqetësim zhvillimet në trojet shqiptare e në veçanti në Kosovë, shkruan Telegramisot.
Ky është reagimi i plotë:
Falë kontributit të pamohueshmëm te mërgatës shqiptare nga e gjithë̈ bota dhe Amerika, sot populli shqiptar në Ballkan, është në pozita më të mira dhe Kosova frymon e lire dhe e pavarur por ende me padrejtësi kundër saj.
Njëzete e një vjet më parë, mërgata shqiptare (djem, vajza, burra dhe gra)iu përgjigjen zërit të atdheut me mjete materiale por edhe me vullnetarë për luftën e drejt dhe çlirimtare nën emblemën e shenjët të UÇK-së!
Ushtria Çlirimtare e Kosovës me ndihmën SHBA-ve, BE-së dhe NATO-s luftuan kundër spastrimit etnik dhe çlirimit të Kosovës në vitin 1999 kundër ushtrisë, policisë dhe paramilitarëve okupues të shtetit të Serbisë.
Ne si komunitet shqiptarë në Teksas, besojmë̈ edhe sot në vlerat e luftës së UÇK-së te cilat janë̈ vlera të të gjithë̈ shqiptarëve dhe si të tilla, ato do të duhet mbrojtur me fanatizëm nga i gjithë̈ populli.
Pa gjakun e shumë bijave dhe bijve më të përkushtuar, më të guximshëm te kombit(ndër vite) dhe pa ndihmën e Amerikës dhe shteteve mike të shqiptarëve Kosova sot nuk do të frymonte e Lirë.
UÇK-ja është e arritura më e suksesshme e organizimeve, përpjekjeve dhe qëllimeve kombëtare për liri dhe Pavarësi gjatë historisë.
UÇK është emri i lavdisë sonë kombëtare!
Pra, ne si Komuniteti Shqiptar në Dallas/ Fort Worth, Teksas sot edhe çdo herë, do të besojmë̈ në vlerat e demokracisë̈ të shtetit te Amerikës dhe BE-së, qe të respektohet vullneti dhe vlera e popullit të Kosovës, populli i cili sakrifikoi shumë për lirinë̈ e saj.
Liri, e cila erdhi me luftën e lavdishme te UÇK-së dhe ndihmën e pamohueshme të forcave të Natos!
Drejtësi po, por jo përdhosje e dëmtim te vlerave te luftës çlirimtare.
Lavdi Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës!
Faleminderit Amerikë, BE dhe Nato!
Me respekt Komuniteti Shqiptar Dallas/Fort Worth, Teksas