Kuvendi Komunal i Prishtinës ka miratuar vendimin që të subvencionojë me 50 mijë euro Shoqatën e Gatronomëve, shkruan Gazeta Sinjali.
Paratë janë siguruar nga kategoria e subvencioneve dhe transfereve.
Teksa, siç thuhet në një vendim, qëllimi është dhënia e ndihmës për shkak të situatës pandemike të krijuar nga COVID-19 dhe masave restriktive të vendosura nga Qeveria për mbylljen dyjavore.