Tenderi për furnizim me perde, komunës së Prishtinës i kushton mijëra euro Komuna e Prishtinës, ditë më parë ka arritur të finalizojë një tjetër kontratë.
Komuna e cila udhëhiqet nga Shpend Ahmeti, këtë herë ka kurorëzuar një kontratë e cila pajisë me perde Institucionet Arsimore. Në tenderin e publikuar nga prokurimi, bëhet e ditur se për tenderin në fjalë fillimisht janë ndarë 40 mijë euro
Kontrata në fjalë i është dhënë operatorit ekonomik N.P.P “Rolle Mont”, dhe ka kushtuar hiç më pak se 35 mijë e 750 euro, shkruan Indeksonline.
Tutje, bëhet e ditur se tenderi i përgjegjshëm me çmimin më të lartë ka qenë 39 mijë e 270 euro.
Ndërkohë që sa i përket këtij furnizimi, nuk është se janë dhënë detaje tjera shtesë, shkruan Indeksonline.