Komuna e Podujevës ka reaguar ndaj Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, për numrin e rasteve të publikuar si të infektuar në këtë komunë.
Në raportimin 24 orësh të publikuar nga IKSHPK, thuhet se gjashtë persona janë të infektuar me COVID-19 në Podujevë, por këta të fundit pohojnë nga faqja e tyre zyrtare se numri i të infektuarve është vetëm dy, dhe se katër raste tjera vijnë nga Burgu i Sigurisë së Lartë në Gerdoc.
”Bazuar në njoftimin e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, lidhur me rastet e reja me COVID-19, sot në Komunën e Podujevës kemi vetëm dy raste pozitive, e jo gjashtë, siç paraqiten në njoftim”.
”Katër personat e tjerë nuk janë nga Komuna e Podujevës, por punonjës dhe të burgosur në Burgun e Sigurisë së Lartë në Gerdoc”, thuhet në njoftim.