Komuna e Malishevës ka treguar për vendin ku u gjet voglushi 2-vjeçar, Tian Krasniqi.
Kjo komunë ka thënë Tiani është gjetur jo larg shtëpisë në gjendje të mirë shëndetësoreAi është dërguar për kontrollë dhe është konfirmuar nga QKMF’ja në Malishevë se gjendja e voglushit është e mirë.
“Sot para mesditës, pas një operacioni të gjerë të kërkimit, është gjetur shëndosh e mirë, Tian Krasniqi, dy vjeç, nga Tërpeza, i cili dje në orët e vona të pasdites ishte larguar nga shtëpia. Tiani është gjetur jo larg shtëpisë, në gjendje të mirë shëndetësore. Gjendja e mirë e shëndetësore është konfirmuar pas kontrollit mjekësor të kryer në urgjencën e QKMF-së në Malishevë”, thuhet në njoftimin e komunës.