Në Lipjan janë vendosur disa masa të reja për shkak të të situatës së krijuar pas rasteve të fundit me Covid-19, transmeton Klan Kosova.
Ditëve në vazhdim inspektorati komunal në bashkëpunim me Policinë e Kosovës do të zbatojnë masat e marra nga Komuna e Lipjanit siç janë:
I. Mbyllet përkohësisht sheshi “Adem Jashari” prej orës 18:00 deri në orën 5:00.
II. Mbyllen parqet, shtigjet e ecjes, këndet e lojërave për fëmijë dhe vendet tjera publike ku paraqiten numër i madh i qytetareve.
III. Ndalohet tregtimi i produkteve ushqimore dhe jo ushqimore në rrugët dhe vendet jo të destinuara për tregtim të produkteve.
IV. Për zbatimin e këtij Vendimi obligohet Inspektorati komunal në bashkëpunim me Policinë e Kosovës.
Nga kjo komunë ftojnë qytetarët në veçanti bizneset dhe gastronominë tu përmbahen në tërësi kritereve dhe rekomandimeve për distancë në mënyrë që të parandalojnë përhapjen e virusit.