• Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result

Komuna e Klinës mohon se ka asfaltuar rrugë në territorin e Malishevës

10/02/2020 - 19:49:20
Komuna e Klinës mohon se ka asfaltuar rrugë në territorin e Malishevës

Komuna e Klinës përmes një reagimi në faqen zyrtare në Facebook, ka mohuar raportimet dhe akuzat e degës së PDK-së në këtë komunë, se ka asfaltuar rrugë në territorin e Malishevës.

“Komuna e Klinës shfrytëzon rastin që të njoftojë publikun, veçanërisht qytetarët e Komunës së Klinës, se sipas vendimit për shpalljen e Malishevës Komunë, territori i fshatit Stapanic, ku edhe është bërë rregullimi i asfaltit në disa segmente rrugore, është ndarë në dy pjesë administrimi.”, thuhet në reagimin e komunës së Klinës.

Lexo më shumë

EMRAT/ Këta janë të arrestuarit për fajde në Prizren e Suharekë -Video

Përleshje mes vëllezërve në Prishtinë, njëri përfundon në spital

June 8, 2025
19
Vdes 14-vjeçari ra nga kati i gjashtë i apartamentit në Tiranë

Vdes 14-vjeçari ra nga kati i gjashtë i apartamentit në Tiranë

June 8, 2025
8

Tutje ata kanë mohuar se kontrata e kësaj rruge është 50 mijë euro por 14 mijë e 675 euro, transmeton Indeksonline.

Për më shumë lexojeni reagimin e plotë të komunës së Klinës:

Reagim ndaj shkrimit të publikuar në medie lidhur me shkrimin se Komuna e Klinës ka asfaltuar rrugët në territorin e Komunës së Malishevës

Komuna e Klinës, për hirë të transparencës, llogaridhënies dhe korrektësisë së vazhdueshme që ka treguar dhe vazhdon të tregojë me media dhe veçanërisht ndaj qytetarëve të cilët janë taksapagues dhe financues të projekteve që realizohen në Komunën e Klinës, reagon ndaj shkrimit me titull “Kryetari i Klinës nuk i di kufijtë e qytetit: Shtron asfalt në territorin e Malishevës”, të publikuar nga PDK-dega në Klinë dhe në media online.

Komuna e Klinës shfrytëzon rastin që të njoftojë publikun, veçanërisht qytetarët e Komunës së Klinës, se sipas vendimit për shpalljen e Malishevës Komunë, territori i fshatit Stapanic, ku edhe është bërë rregullimi i asfaltit në disa segmente rrugore, është ndarë në dy pjesë administrimi.

Njëra pjesë e administruar nga Komuna e Klinës dhe një pjesë nga Komuna e Malishevës. Rrjedhimisht një pjesë e fshatit ku është bërë asfaltimi i segmenteve rrugore është në territorin e Komunës së Malishevës, ndërsa banorët e kësaj lagje me dokumente të identitetit janë banorë të Komunës së Klinës, konkretisht fshatit Gllarevë që është fshat i Komunës së Klinës.

luaj me mokneluaj me mokneluaj me mokne

Për hirë llogaridhënies ndaj qytetarëve, dëshirojmë të sqarojmë, se Komuna e Klinës, respektivisht Kryetari Elezaj, me kujdes të veçantë ka dëgjuar dhe shqyrtuar kërkesat e arsyeshme dhe të vazhdueshme nga ana e banorëve të këtij lokaliteti për përmirësimin e infrastrukturës rrugore dhe ngritjes së mirëqenies të këtyre qytetarëve të lënë anash të Komunës së Klinës dhe gjithashtu vendimin për asfaltimin e këtyre segmente rrugore është marrë duke pasur parasysh po ashtu edhe nevojën e domosdoshme për rregullimin e segmenteve rrugore që janë shumë afër shkollës së fshatit, ku vijojnë edhe nxënësit e Komunës së Klinës.

Sa i përket pretendimit se Komuna “asfalton afërsisht 400 metra rrugë në këtë fshat që i përket Komunës së Malishevës, duke keqpërdorur afërsisht 50.000 euro nga buxheti i taksapaguesve të Klinës”, dëshirojmë të sqarojmë mediet dhe qytetarët se konstatimi është tërësisht i pavërtetë dhe tendencioz.

Kjo sepse vlera e investimeve sipas kontratës e cila është publike është prej: 14 675. 69 euro, e jo 50 000 euro siç pretendohet.

Duhet theksuar se të gjitha kontratat e lidhura me Operatorët Ekonomik publikohen vazhdimisht në ueb faqen zyrtare të Komunës së Klinës dhe janë të qasshme si për qytetarët ashtu edhe për gazetarët, OJQ-të etj.

Kryetari i Komunës së Klinës, Prof. Dr. Zenun Elezaj, zotohet se do të vazhdojë të i shqyrtoj kërkesat e qytetarëve dhe se do të angazhohet me përkushtim maksimal në realizimin e projekteve të rëndësishme për ngritjen e cilësisë dhe mirëqenies së qytetarëve, duke pasur gjithmonë parasysh llogaridhënien dhe transparencën për çdo projekt të realizuar dhe çdo cent të shpenzuar.

Me qëllim të informimit të drejtë dhe jo tendencioz, sqarojmë qytetarët se Komuna e Klinës ka bërë investime të natyrës së njëjtë në po të njëjtin fshat edhe gjatë qeverisjes së kaluar të ish Kryetarit Komunës, i cili është pjesë e Partisë Demokratike të Kosovës, parti e cila ka ngritur këtë çështje.

Konsiderojmë se përpjekjet e tilla për të krijuar ndasi në mes të qytetarëve nga PDK-Dega në Klinë, e dëmtojnë direkt qytetarin në kohën kur do të duhej që të gjithë të i gëzohemi secilit investim që është në dobi të qytetarëve.

Share3TweetSendShareSend

Related Posts

EMRAT/ Këta janë të arrestuarit për fajde në Prizren e Suharekë -Video
Lajme

Përleshje mes vëllezërve në Prishtinë, njëri përfundon në spital

June 8, 2025
19
Vdes 14-vjeçari ra nga kati i gjashtë i apartamentit në Tiranë
Lajme

Vdes 14-vjeçari ra nga kati i gjashtë i apartamentit në Tiranë

June 8, 2025
8
Alarmante: Rekord i viktimave dhe rasteve të reja me Covid në Shqipëri
Lajme

15-vjeçari qëllon në kokë kandidatin për president

June 8, 2025
23
Kush provoj për Bajram në veri të vendit me nxitë përçarjes
Lajme

Kush provoj për Bajram në veri të vendit me nxitë përçarjes

June 8, 2025
12
Të shtëna me armë zjarri në Fushë Kosovë
Lajme

Të shtëna me armë në Vushtrri

June 8, 2025
10
Ish-dhëndrri e plagosë  me armë mikun në Gjakovë
Lajme

Tri vajza të mitura tentojnë të arratisen nga një strehimore në Lipjan

June 8, 2025
8
Next Post
Boll Marre: Dega e PDK-së në Klinë 16 gabime drejtshkrimore në një postim me pak rreshta

Boll Marre: Dega e PDK-së në Klinë 16 gabime drejtshkrimore në një postim me pak rreshta

Më të fundit

  • Përleshje mes vëllezërve në Prishtinë, njëri përfundon në spital
  • Vdes 14-vjeçari ra nga kati i gjashtë i apartamentit në Tiranë
  • 15-vjeçari qëllon në kokë kandidatin për president
TermokosTermokosTermokos
Your browser does not support the video tag.

Ky portal mirëmbahet nga kompania “Telegramisot.info” e themeluar në vitin 2018. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Telegramisot.info“. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

telegramisott@gmail.com

Categories

  • Auto & Tech
  • Basketboll
  • Boll Marre
  • Bota
  • Bujqesi
  • Ekonomia
  • Film
  • Futboll
  • Këshilla dhe Zbulime Mjekësore
  • Kosova
  • Kronika e Zezë
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Moda
  • Muzikë
  • Opinione
  • Shëndet
  • Showbiz
  • Shqiperi
  • Sport
  • Të tjera
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi