Komuna e Ferizajt ka shpenzuar 15 mijë euro për rregullimin dhe mirëmbajtjen e thundrave të lopëve qumështore.
Për këtë, Komuna ka ofruar një tender për t’i kryer këto shërbime, vlera e të cilit është 15 mijë euro, shkruan Telegramisot.com
Ofertues për këtë tender është paraqitu vetëm një kompani, e cila dhe ka fituar atë.
Edhe pse kriter i dhënies së këtij tenderi sipas kontratës është çmimi i ultë, kompania fituese nuk ka bërë zbritje as edhe një cent, ajo ka marrë tenderin saktësisht për 15 mijë euro.
Kontrata është dhënë më 04.12.2019 dhe nënshkrimi i saj është bërë vetëm një ditë më vonë.