• Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result

Komisioni Hetimor për shkarkimin e Metës miraton planin paraprak të hetimit

08/05/2021 - 14:35:45
Komisioni Hetimor për shkarkimin e Metës miraton planin paraprak të hetimit

Komisioni Hetimor për shkarkimin e presidentit të Shqipërisë, Ilir Meta zhvilloi mbledhjen e parë ditën e sotme për të hetuar shkeljet kushtetuese të kryera nga presidenti Ilir Meta dhe miratoi planin paraprak të hetimit,

Mbledhja u zhvillua në ambientet e Kryesisë së Kuvendit nën drejtimin e Alket Hysenit dhe nënkryetarit Myslim Murrizi, ku sekretare me votimin e të gjithëve u zgjodh Klotilda Bushka.

Lexo më shumë

Ramiz Tafilaj, nderohet me Medaljen Presidenciale nga Vjosa Osmani

Ramiz Tafilaj, nderohet me Medaljen Presidenciale nga Vjosa Osmani

March 31, 2026
59
Azem Veseli – komandanti që nuk ju nështru Serbisë, e as sot nuk përkulet para padrejtësisë

Azem Veseli – komandanti që nuk ju nështru Serbisë, e as sot nuk përkulet para padrejtësisë

March 17, 2026
33

Kryetari i Komisionit, Alket Hyseni është shprehur se gjithçka do të zhvillohet me gjakftohtësi duke u bazuar vetëm në Kushtetutë pa u ndikuar nga politika.

Ai gjithashtu theksoi se s’duhet të jepen deklarata nga anëtarët në lidhje me presidentin.

“Nuk është kënaqësi e madhe të ngrihet ky komision por ne duhet ta marrim me gjakftohtësi. Ndaj dhe këshilla juaj zoti Braho që të mos bëjmë komente pa vend vlen. Sot miratojmë një plan paraprak që nuk është përfundimtar. Do plotësohet nga sugjerimet e kolegeve mbledhjen tjetër. Është e drejtë e komisionit të thërrasë Presidentin, i cili mund të vijë. Kërkoj mirëkuptimin tuaj për deklaratat në lidhje me mbledhjen e këtij komisioni. Në përfundim të çdo mbledhje do të ketë një njoftim shtypi për mediat”, tha Hyseni.

Një nga anëtarët e Komisionit Hetimor i ngritur për presidentin Ilir Meta, Spartak Braho kërkon vendimet e Venecias në dispozicion dhe vendimet e Gjykatës Kushtetuese që kanë trajtuar marrëdhëniet me presidentin. Gjithashtu kërkon një fond të posaçëm për punën e komisionit.

Ai shtoi se të gjithë anëtarët duhet të tregohen të kujdesshëm sa i përket prononcimeve për presidentin e vendit.

“Ne s’duhet të prononcohemi për punën e Presidentit. Sa i takon planit të veprimit duam t’i shohim me video imazhet për të cilat akuzohet kreu i Republikës, duhet të tregohemi shumë të kujdesshëm”, tha Braho, shkruan Top Channel.

luaj me mokneluaj me mokneluaj me mokne

Sekretarja e zgjedhur, Bushka ka kërkuar që të merren në shqyrtim opinionet e Venecias në lidhje me presidentin.

Ndërsa Myslim Murrizi ka kërkuar që të thellohen hetimet, duke kërkuar informacione edhe tek agjencitë ligj-zbatuese.

“Të kërkojmë informacion tek agjencitë ligj-zbatuese. Si e kanë para ata situatën. Duhet të kemi kujdes me materialet konfidenciale dhe jo të dalin në media. Do të na paragjykojmë sikur po bëjmë puç, apo sikur çfarë po bëjmë”, tha Murrizi.

Anëtarët e Komisionit Hetimor që do të hetojnë shkeljet kushtetuese të Metës janë: Alket Hyseni, Myslim Murrizi, Klotilda Bushka, Vasilika Hysi, Elena Xhina, Spartak Braho, Halil Jakimi, Nikolin Staka, Arlind Çarçani, Ermonela Felaj, Xhemal Qefalia dhe Eugen Bojaxhi.

Komisioni Hetimor u ngrit pas miratimit ditën e djeshme nga Kuvendi me 97 vota pro dhe 6 kundër.

Ky është komisioni i dytë hetimor që ngrihet për hetimet e shkeljeve kushtetuese për Ilir Metën brenda 2 viteve, ku mazhoranca kërkon shkarkimin e tij nga detyra.

Afati i punës së Komisionit Hetimor i ngritur nga Kuvendi pritet që të jetë një muaj, përgjatë të cilit do të shqyrtohen të gjitha argumentet e ngritura nga Partia Socialiste për shkarkimin e Presidentit.

Vendimi i shkarkimit të Presidentit duhet të mbështetet nga të paktën 2/3 e anëtarëve të Parlamentit.

ShareTweetSendShareSend

Related Posts

Ramiz Tafilaj, nderohet me Medaljen Presidenciale nga Vjosa Osmani
Lajme

Ramiz Tafilaj, nderohet me Medaljen Presidenciale nga Vjosa Osmani

March 31, 2026
59
Azem Veseli – komandanti që nuk ju nështru Serbisë, e as sot nuk përkulet para padrejtësisë
Lajme

Azem Veseli – komandanti që nuk ju nështru Serbisë, e as sot nuk përkulet para padrejtësisë

March 17, 2026
33
Qentë e Sharrit të Dritan Frrokut nga Puka: Jetën e jepin për pronarin – Video
Lajme

Qentë e Sharrit të Dritan Frrokut nga Puka: Jetën e jepin për pronarin – Video

March 17, 2026
16
Prokuroria: Do të sekuestrojmë pronat e zotit Trump nëse nuk e paguan gjobën prej 454 milionë dollarësh
Lajme

Alarm për Kosovën: Tramp po planifikon ti tërheq ushtarët nga Kosova – Dokumenti

March 12, 2026
1.1k
Ramiz Tafilaj: Pse VV po shmang përgjegjësinë e fitorës
Lajme

Ramiz Tafilaj: Pse VV po shmang përgjegjësinë e fitorës

March 7, 2026
35
Ramiz Tafilaj e viziton jetimoren budiste në Vietnam
Lajme

Ramiz Tafilaj e viziton jetimoren budiste në Vietnam

March 4, 2026
23
Next Post
Dy persona bëhen për spital pas një aksidenti në Lluzhan të Podujevës

Dy persona bëhen për spital pas një aksidenti në Lluzhan të Podujevës

Më të fundit

  • Ramiz Tafilaj, nderohet me Medaljen Presidenciale nga Vjosa Osmani
  • Azem Veseli – komandanti që nuk ju nështru Serbisë, e as sot nuk përkulet para padrejtësisë
  • Qentë e Sharrit të Dritan Frrokut nga Puka: Jetën e jepin për pronarin – Video
TermokosTermokosTermokos
Your browser does not support the video tag.

Ky portal mirëmbahet nga kompania “Telegramisot.info” e themeluar në vitin 2018. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Telegramisot.info“. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

telegramisott@gmail.com

Categories

  • Auto & Tech
  • Basketboll
  • Boll Marre
  • Bota
  • Bujqesi
  • Ekonomia
  • Film
  • Futboll
  • Këshilla dhe Zbulime Mjekësore
  • Kosova
  • Kronika e Zezë
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Moda
  • Muzikë
  • Opinione
  • Shëndet
  • Showbiz
  • Shqiperi
  • Sport
  • Të tjera
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi