Shoferi Maqedonas, Nazif Ajrofsi nuk ka treguar asgjë rreth bashkëpuntorëve të tij në trafikun e 324 kg kokainë nga Maqedonia në Shqipëri dhe mandej në Napoli të Italisë. Me nënë shqiptare dhe baba nga Maqedonia e Veriut, me një të folur jo mirë të gjuhës shqipe, Nazif Ajrofsi, ka shpjeguar para oficerëve të policisë, se nuk ka pasur asnjë dijeni për prezencën e kokainës. Kamioni që drejtohej prej tij, ishte i ngarkuar me shufra hekuri. Ndërsa kishte hyrë në Shqipëri nga Pika Kufitare e “Qafë-Thanës” dhe më pas intenerari i tij, ishte të udhëtonte në drejtim të Durrësit, ku do lundronte me traget në drejtim të Italisë.
Në territorin Shqiptar, Nazif Ajrofsi, ka kaluar tranzit, ndërsa për policinë dhe prokurorinë e Durrësit, ka dyshime se lënda narkotike, mund të jetë futur në territorin Shqiptar. Sasia e drogës është gjendur e futur dhe izoluar mirë në salbatorin rezervë të karburantit, që kishte kamioni. Ndërsa ndryshe nga rasti i 17 Majit 2021, kur në Lipjan të Kosovës, u kapën 400 kg kokainë e hyrë nga porti i Durrësit, këtë herë është konfirmuar se policia dhe prokuroria Shqiptare, nuk ka pasur asnjë informacion për hyrjen e kësaj sasie të madhe droge në territorin Shqiptar.
Policia Shqiptare, nuk ka bërë ndjekjen e kamionit në mënyrë sistematike nga “Qafë-Thana” deri në Durrës, ashtu siç ndodhi me rastin e gjurmimit me agjentë të kamionit që hyri nga Durrësi dhe qëndroi në Lipjan. “Ora Neës” mëson se droga është zbuluar rastësisht nga procedura e skanimit të komionit në Portin e Durrësit.Nga fotografimi me skaner i kamionit janë konstatuar pakot me drogë të futura në salbatorin rezervë të kamionit. Më pas mjeti i është nënshtruar një procedure të rreptë kontrolli, duke çuar në zbulimin e 324 kg kokainë. Një pjesë e sasisë së drogës të sekuestruar dje në Durrës, është e njëjtë në ambalazh me sasinë e drogës të sekuestruar në 17 Maj 2021 në Lipjan të Kosovës. Kjo pasi e njëjta logo e ëhiskit brazilian “Vleho Barriero”, është konstatuar në pakot e bllokuara dje në portin e Durrësit.
Ka shumë dyshime se kjo linjë trafiku, është e organizuar dhe drejtohet nga grupe kriminale që veprojnë në Kosovë dhe Serbi, të cilat përdorin territorin Shqiptar si një terren tranzit, me qëllim kalimin e sasive të Kokainës. Pritet që në ditët në vijim, policia dhe prokuroria Shqiptare të kërkojë me një letërporosi ndihmën e autoriteteve të Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës, për të mësuar më shumë rreth kësaj linje trafiku. Kjo është sasia e 4 e kokainës, që arrihet të zbulohet dhe kapet në Portin e Durrësit.