Kandidati për kryetar të Prishtinës, Daut Haradinaj ka vazhduar me takimet me qytetarë të kryeqytetit, në kuadër të fushatës për zgjedhjet lokale.
Kësaj radhe Haradinaj është në Kodrën e Trimave, ku u prit nga një numër i madh i banorëve të cilët ishin të interesuar për ta dëgjuar planin e tij për Prishtinën.
Në profilin e tij në Facebook, Haradinaj ka shkruar se Kodra e Trimave, e diskriminuar historikisht nga qeverisjet e kaluara, do të jetë prioritet i tij qeverisës.
Ndër të tjera, Haradinaj tha se legalizmi i ndërtimeve, rritja e kuotave të ndërtimit, rritja e hapësirave sportive dhe investimet në infrastrukturë janë vetëm disa nga pikat të programit të tij për Kodrën e Trimave, të cilat do të trajtohen me urgjencë.
Njoftimi i plotë: