Zyrtari i lartë në PDK- e zëvendësministri Gani Koci si duket nuk është mjaftuar me kërcënimin që kanë dërguar përmes komunikatës PDK-ja e sulmit që ia bënë sot gazetarit të T7 ka zgjedhur edhe që të ofendojë rëndë duke quajtur Gazetën Express dhe T7 “miza të kalit”.
Përmes Facebook-ut, Koci duke publikuar lajmin e sulmit të gazetarit Mirlind Behlulit dhe kameramanit Raif Selimi, ka ofenduar duke thënë se krejt kjo inskenim i incidenteve e se po bohët për të prishur imazhin e PDK-së.
Kujtojmë që pak më parë gazetari Mirlind Behluli së bashku me kameramanin Raif Selimi u penguan nga rojet e Kreut të PDK-së, Kadri Veselit.