Anëtarja e Kryesisë së VV-së, Albulena Haxhiu tha se as që e kanë diskutuar në parti se a do të mund të kenë koalicion me PDK-në, LDK-në, apo AAK-në.
Ajo tha se ende nuk kanë vendosur se a do të kenë bashkëpunim me Vjosa Osmanin para apo pas zgjedhjeve.
“Ende nuk e kemi vendosur se a do të kemi para apo pas koalicion me zonjën Osmanin”, tha Haxhiu në Kanal10.
Ndërsa bëri të ditur se nëse nuk i kanë votat e mjaftueshme, atëherë pas zgjedhjeve synimi i tyre është të diskutojnë mundësinë për koalicion me grupet që i përfaqësojnë pakicat në Kuvend.
Ditë me parë Galuk Konjufca ka deklaruar se nuk është kundër një kualicionin VV-PDK.