• Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result

KMDLNJ: Prokuroria të nis hetimet ndaj kërcënimit të Rashiqit

25/09/2019 - 10:53:08
KMDLNJ: Prokuroria të nis hetimet ndaj kërcënimit të Rashiqit
luaj me mokneluaj me mokneluaj me mokne

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të Njeriut ka reaguar pas deklaratave të kandidatit për kryeministër Nenad Rashiq, se po kërcënohen nga Beogradi, duke kërkuar nga Prokuroria e Shtetit të fillojë hetimet zyrtare në mënyrë që të parandalohet rrezikimi i jetës së Rashiqit dhe serbëve tjerë që janë në listën e linçimit verbal.

KMDLNj thotë se në rrethanat aktuale, nën kërcënim të vazhdueshëm dhe serioz, deri në rrezikim të jetës, liderët serbë të Kosovës, si dhe votuesit e tyre, për shkak të pabarazisë që u janë nënshtruar, nuk mund të bëjnë fushatë të rregullt, nuk mund të takohen me qytetarë, votues potencialë madje as familjet nuk i kanë të sigurta.

Lexo më shumë

Tragjike: 30-vjeçarja  gjendet e copëtuar, autori dëshmon pse e vrau

Tragjike: 30-vjeçarja gjendet e copëtuar, autori dëshmon pse e vrau

June 6, 2025
35
Alarmante: Rekord i viktimave dhe rasteve të reja me Covid në Shqipëri

Qëllohen burrë e grua me armë zjarri

June 6, 2025
128

Reagimi i plotë i KMDLNj-së:

Nenad Rashiq , kandidat për kryeministër i Koalicionit “Slobodna “ në zgjedhjet e 6 tetorit 2019 shumë herë ka deklaruar se të gjithë politikanët serbë në Kosovë sikur edhe votuesit që nuk janë të bindur ndaj Beogradit dhe që nuk janë pjesë e Listës Serbe , marionetë e Serbisë në Kosovë , po kërcënohen nga Beogradi sikur që edhe po largohen nga vendi i punës për çka dha edhe shembuj konkretë , si me emra të të larguarve nga puna ashtu edhe në komunat ku kanë qenë të punësuar . Ndaj udhëheqësve serbë të Kosovës , Nenad Rashiq, Sllobodan Petroviq , Rada Trajkoviq e të tjerë ka filluar një fushatë linçuese nga Beogradi zyrtar dhe marioneta e tyre në Kosovë , Lista Serbe.

Tash , sipas deklaratës së Nenad Rashiqit , linçimi verbal ka eskaluar deri në rrezikim të jetës së tij prandaj ka frikë se mund të vritet për shkak të përcaktimit politik të kundërshtimit të politikës zyrtare të Serbisë në Kosovë dhe ftesës që ua bënë serbëve të Kosovës që ardhmërinë e tyre ta kërkojnë brenda Kosovës dhe institucioneve të saj. Nëse kemi parasysh faktin që në zgjedhjet paraprake në Kosovë janë sulmuar dhe rrahur fizikisht anëtarët e Partisë Liberale Serbe në Kosovë e që udhëhiqet nga Sllobodan Petroviq , atëherë kjo mundësi e përsëritjes së dhunës ka gjasa të mëdha të përsëritet edhe në zgjedhjet e 6 tetorit. Linçimi publik dhe largimi nga puna , si hakmarrje për mosbindje politike ndaj politikës së Beogradit në Kosovë , për serbët që duan të jetojnë dhe integrohen në Kosovë është tregues bindës se dhuna verbale lehtësisht mund të eskalojë në dhunë fizike. Në kohën midis dy zgjedhjeve në Mitrovicë , në rrethana të pasqaruara u ekzekutua Oliver Ivanoviq i cili botërisht kishte deklaruar se ; “ më shumë është i rrezikuar nga serbët dhe Serbia, se nga shqiptarët …! Pastaj u ekzekutua dhe rasti mbeti i pandriçuar deri më tani. Shumë zyrtarë serbë që ishin pjesë e institucioneve të Kosovës , në mesin e tyre edhe Sllobodan Petroviq , lider i PLS u ndaluan në kufirin me Serbinë , u arrestuan për një kohë dhe u morën në pyetje nga Sigurimi Shtetërorë i Serbisë ( BIA ).

KMDLNj e merr shumë seriozisht deklaratën e kandidatit për kryeministër të Kosovës nga radhët e serbëve , z. Nenad Rashiq prandaj kërkon nga Prokuroria e Shtetit të fillojë hetimet zyrtare në mënyrë që të parandalohet rrezikimi i jetës së zotit Rashiq dhe serbëve tjerë që janë në listën e linçimit verbal , sa për fillim , të Beogradit zyrtar dhe marionetës së quajtur Lista Serbe duke krijuar kushte të barabarta dhe jodiskriminuese për të gjithë garuesit potencialë për zgjedhjet e 6 tetorit 2019 të cilët do të votonin për kandidatët dhe subjektet politike , sipas vullnetit të tyre dhe jo nën kushte të kërcënimit dhe të frikës. Në rrethanat aktuale , nën kërcënim të vazhdueshëm dhe serioz , deri në rrezikim të jetës , liderët serbë të Kosovës si dhe votuesit e tyre , për shkak të pabarazisë që u janë nënshtruar , nuk mund të bëjnë fushatë të rregulltë , nuk mund të takohen me qytetarë , vot ues potencialë madje as familjet nuk i kanë të sigurta. E drejta për votim të lirë dhe të pakushtëzuar është e drejtë elementare e njeriut e që në rastin konkret kemi të bëjmë me shkelje flagrante të kësaj të drejteje. KMDLNj kërkon nga autoritetet kosovare që të ndërmarrin masa parandaluese në mënyrë që të mos merren pastaj me pasojat. Nëse nuk sigurohen kushte të barabarta , nëse nuk krijohen kushte të sigurta për fushatë dhe votim në përputhje me vullnetin për qytetarët serbë të Kosovës e që nuk janë të bindur ndaj Beogradit , KMDLNj do të konsiderojë se rezultati i këtyre zgjedhjeve do të jetë i kontestueshëm dhe se nuk do të duhej të pranohej .

Share1TweetSendShareSend

Related Posts

Tragjike: 30-vjeçarja  gjendet e copëtuar, autori dëshmon pse e vrau
Lajme

Tragjike: 30-vjeçarja gjendet e copëtuar, autori dëshmon pse e vrau

June 6, 2025
35
Alarmante: Rekord i viktimave dhe rasteve të reja me Covid në Shqipëri
Lajme

Qëllohen burrë e grua me armë zjarri

June 6, 2025
128
Lamtumirë shi!!!
Lajme

Moti sot me diell, temperaturat arrijnë mbi 30 gradë Celsius

June 6, 2025
5
Familja Shala ia fal gjakun familjes Krasniqi në ditën e Kurban Bajramit
Lajme

Familja Shala ia fal gjakun familjes Krasniqi në ditën e Kurban Bajramit

June 6, 2025
21
Varianti i ri i Covid zbulohen në Angli
Lajme

Varianti i ri i Covid zbulohen në Angli

June 6, 2025
14
Sot festohet Kurban Bajrami
Lajme

Sot festohet Kurban Bajrami

June 6, 2025
4
Next Post
Hahn i thotë disa fjalë për liberalizimin e vizave

Hahn i thotë disa fjalë për liberalizimin e vizave

Më të fundit

  • Tragjike: 30-vjeçarja gjendet e copëtuar, autori dëshmon pse e vrau
  • Qëllohen burrë e grua me armë zjarri
  • Moti sot me diell, temperaturat arrijnë mbi 30 gradë Celsius
TermokosTermokosTermokos
Your browser does not support the video tag.

Ky portal mirëmbahet nga kompania “Telegramisot.info” e themeluar në vitin 2018. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Telegramisot.info“. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

telegramisott@gmail.com

Categories

  • Auto & Tech
  • Basketboll
  • Boll Marre
  • Bota
  • Bujqesi
  • Ekonomia
  • Film
  • Futboll
  • Këshilla dhe Zbulime Mjekësore
  • Kosova
  • Kronika e Zezë
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Moda
  • Muzikë
  • Opinione
  • Shëndet
  • Showbiz
  • Shqiperi
  • Sport
  • Të tjera
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi