Kryetari i Shoqatës së Gastronomëve të Kosovës, Petrit Kllokoqi, pas formimit të Qeverisë Kurti 2, i ka disa fjalë për të parin e ekzekutivit, Albin Kurtin.
Kllokoqi ka shkruar në Facebook se se qevera e re e ka marrë shtetin në dorë në situatën më të rëndë të shëndetit publik dhe të ekonomisë.
Por ai ka shtuar se lajmet për masat e reja të bëhen në bashkëpunim me gastronomët dhe jo t’i marrin vesh përmes mediave.
Postimi i plotë i Kllokoqit:
Si Kryetar i Shoqates se Gastronomve te Kosoves, Kryeministrit dhe Qeverise se re i uroj suksese dhe pune te mbare. Qeveria e re e ka marre shtetin ne dore ne situaten me te rende te shendetit publik dhe ekonomise.
Ne nuk duam ta kapim per fyt qysh ne ditet e para, me presion, zhurme, protesta. Ne thjeshte kerkojme nga ta bashkepunim, qe te dalim nga kjo krize e perbashket qe po kalojme.
Po shpresojme qe lajmet mos t’i marrim vesh nepermjet mediave, po ashtu siç na eshte premtuar nga vete subjekti qe tanime ka filluar qeverisjen, qe te ulemi se bashku, te bisedojme, dhe vendosim per te ardhmen. Vetem bashkarisht mund te kalojme krizat e shendetit publik dhe shendetit ekonomik!