“S’ka zgjidhje tjetër” – Edhe vëllezërit Klitschko rrokin armët kundër rusëve, kështu kanë bër të dituar vëllezërit Vitali e Vlladimir Klitschko për mediet angleze.
Ish-kampioni i boksit në peshat e rënda, Vitali Klitschko deklaroi se do të merrte armët me vëllain e tij Vladimir Klitschko kundër Rusisë pas nisjes së pushtimit.
Vitali, i cili ka qenë kryebashkiak i kryeqytetit të Ukrainës, Kiev që nga viti 2014, tha se ishte gati për të shkuar në betejë, shkruan Reuters.
“Unë nuk kam zgjidhje tjetër, duhet ta bëj këtë. Do të luftoj,” tha ai duke folur për transmetuesin ITV në Good Morning Britain.
Vitali tha se Kievi ishte nën kërcënim dhe tha se përparësia ishte mbështetja e infrastrukturës kritike, duke përfshirë shpërndarjen e energjisë elektrike, gazit dhe ujit për qytetarët.
Ai shtoi se civilët bashk me mua do ta mbrojmë Kievin si ushtarë, nëse do të vinte deri te kjo situatë.