Është rritur numri i raportimit të rasteve të dhunës në familje që nga përhapja e pandemisë COVID-19 ku qytetarët po qëndrojnë më shumë të mbyllur nëpër shtëpi.
Rasti i fundit u raportuar në Klinë, ku viktima femër deklaroi se bashkëshorti dhe motra e tij kanë ushtruar dhunë fizike ndaj saj.
Viktimës i është ofruar ndihmë mjekësore, të dyshuarit janë arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit kujdestar, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë, ndërsa e dyshuara është liruar në procedurë të rregullt.