Faton Klinaku nga OVL-UÇK ka paralajmëruar kryeministrin Albin Kurti se do ia zënë derën, transmeton Periskopi.
‘’Do t’ia bklokojmë hyrjet daljet, ose do mbesë brenda. Ia kam thënë edhe në takim. Kryeministri ka parapa me ndryshu 3.1 në krye në vete. Vendos për lartësinë e shumës së këtij ligji varësisht prej mundësisë buxhetore.
Veteranët i keqpërdorin nëpër fushata. Kryeministri çështjen e veteranëve e ka çështje vote. Merr votë t’u i ndëshku veteranët. Popullata nuk e dinë që nuk mund të bëhet as verifikim e as kategorizim pa qenë dosjet në Prokurori. Po ju ikë më shumë temave të rënda në Kosovë, skandaleve, e hajt ta rrokim çështjen e veteranëve’’, tha ai në Debat Plus.