Një person është therur me thikë të mërkurën në oborrin e tij në Obiliq.
Ngjarjes i parapriu një përleshje tjetër mes tyre minuta më parë, në një nga gjelltoret në qytetin e Obiliqit, ku i dyshuari punonte si kamerier. Pronarët e së cilës nuk deshën të flasin për rastin.
Sipas prindit të dorasit, ngjarja ndodhi për arsye të ulëta.
Një ditë më pas, viktima gjendet në QKUK, ku edhe është operuar dhe i është larguar thika e mbetur në pjesën prapa të trupit.
Ndërsa, bashkëshortja e tij, tha për Klanin se nuk e njeh personin që e bëri këtë vepër.
Burri nga Shkupi, që banon në Obiliq nga viti 2002, tani gjendet nën kujdes intensiv.
Ndërsa, Policia ka bërë të ditur se të dyshuarit me vendim të prokurorit i është caktuar masa mbajtjes për 48 orë.