Shumica e deputetëve të Kuvendit të Kosovës nga të gjitha subjektet partiake, kanë arritur tani në Kuvend ku pas pak pritet të nis seanca plenare në të cilën pritet të ndodhë shpërndarja e legjislaturës së gjashtë.
LDK është parë me shumicë deputetësh, sikurse AAK po ashtu dhe Vetëvendosje, njofton Klan Kosova.
Por ata të cilët nuk janë parë prezentë në sallë, janë deputetet e Listës Serbe. Përfaqësuesit e këtij subjekti duket se nuk do duken fare në këtë seancë, ndërsa komunitete tjera janë prezentë ku pritet të japin votë për shpërndarjen e Legjislaturës së VI-të.
Nëse Kuvendi proceson me shpërbërjen e legjislaturës në 93 nënshkrimet e dhëna, Lista Serbe janë të parëndësishëm në këtë seancë sepse mjaftojnë nënshkrimet e deputetëve të shumicës shqiptare.