Igor Simiq nga Lista Serbe ka thënë se këtij subjekti i takojnë dy ministri.
“E dini mirë që Lista Serbe ka të drejtë për dy ministri”, ka thënë ai në seancën e Kuvendit ku pritet votimi i Qeverisë Kurti 2.
Sipas tij me 11 deputetë, Listës Serbe i takojnë dy ministri e jo një.
Simiq njëherit ka deklaruar se me këtë rast është bërë shkelje e Kushtetutës.
“ Lista Serbe nuk do të votojë qeverinë dhe do të ankohemi në Kushtetuese”, theksoi mes tjerash ai.
Kandidati për kryeministër, Albin Kurti ka prezantuar në ekspozenë e tij kabinetin qeveritar të përbërë prej 15 ministrave. Sipas kësaj përbërje Lista Serbe do ta ketë vetëm ministrinë për Komunitete dhe Kthim që pritet ta drejtojë Goran Rakiq.