Qeveria e Kosovës miratoi sot propozimin për caktimin e pagës së Koordinatorit Shtetëror për dialog me Serbinë, Skënder Hyseni.
Zëvendëskryeministri Driton Selmanaj tha se paga e koordinatorit është e njëjtë sa e zëvendëskryeministrit.
“Qëllimi i këtij propozimi është rregullimi i çështjes së pagës për koordinatorin nacional dhe zyrën e tij”.
Aktualisht paga e një zëvendëskryeministri është 1,410.55 euro, aq sa e ka deklaruar vetë Driton Selmanaj në Agjencinë kundër Korrupsionit