Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka publikuar statistikat e përhapjes së virusit Covid -19 në kryeqytet, sipas grupmoshave.
Në tabelën që Ahmeti e ka publikuar, më së paku ka të infektuar në Prishtinë, fëmijë deri në moshën 4 vjeçe. Vetëm një për qind e të infektuarve në kryeqytet i përkasin këtyre moshave, shkruan Gazeta Express.
Lexo Edhe:
Presidenti kroat dekoron ish gjeneralin Rrahim Ademi
Në Prishtinë, gjithsej janë infektuar 3103 veta me Covid 19, ndërsa 1533 nga ta janë shëruar; 34 kanë vdekur e 1536 raste janë aktive.
Në statistikat e komunës shihet se grupmosha që ka më së shumti të infektuar është ajo nga 35 deri në 44 vjet. Kjo kategori përfshin 758 të infektuar.
Ndërkaq nga mosha 65 vjeçe deri në 74 vjeç janë 245 persona të infektuar. Janë po ashtu 98 persona të moshës mbi 74 vjeç që kanë dalë pozitivë me koronavirus në Prishtinë.