• Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result
Your browser does not support the video tag.
Mokne

Kjo është historia tragjike mes dy fiseve Lici dhe Bajri me mbi 20 viktima në Shkodër

01/11/2024 - 09:14:18
Kjo është historia tragjike mes dy fiseve Lici dhe Bajri me mbi 20 viktima në Shkodër

Një luftë e ashpër mes dy fiseve të njohura në Shkodër ka lënë në 10 vitet e fundit mbi 20 viktima.

Atentate mafioze, shpërthime me tritol, pengmarrje, gjobvënie dhe vrasjet kanë karakterizuar Shkodrën, ku protagonistë janë fisi Lici dhe Bajri.

Lexo më shumë

Ja sa vota i mori Shqipëria e cila e  zuri vendin e 8-të në Eurovision

Ja sa vota i mori Shqipëria e cila e zuri vendin e 8-të në Eurovision

May 18, 2025
6
Ky është shteti fitues i  Eurovisionit 2025

Ky është shteti fitues i Eurovisionit 2025

May 18, 2025
17

Përplasja mes tyre daton më herët, por në rend kronologjik, që nga viti 2017, nis edhe lufta më e ashpër me eliminime të stilit mafioz, raporton Euronews Albania.

Në janar të vitit 2018, një shpërthim i telekomanduar në lagjen ‘Rus’ të Shkodrës, la pas 8 të plagosur, mes tyre kalimtarë të rastit, por edhe vetë objektivin e sulmit, Lulzim Kulla. Ky I fundit është kunati I Fatbardh Licit, njëri prej shtyllave të familjes Lici.

Qershor 2018 – Vritet me plumb pas koke Mehdi Kavaja

Pak muaj më vonë, vjen edhe vrasja e Mehdi Kavajës, një zanatçi i bravave të dyerve qëllohet me plumb në kokë ne vendin e tij të punës. Ekzekutimi dyshohet se u krye për hakmarrje.

Korrik 2018 – Vritet polici Boran Bërçana dhe Silvi Ndoci

Një mëngjes korriku të atij viti, ekzekutohet me pistoletë silenciator polici Boran Bërçana dhe bashkëjetuesja e tij, Silvi Ndoci brenda automjetit të tyre. Fatmirësisht plumbat kursyen fëmijën e tyre 3 vjeç. Bërçana përflitej për lidhjet me grupin Bajri dhe dyshohet se u ekzekutua se mori pjesë ne atentatin ndaj Lulzim Kullës.

Gusht 2018 – Ekzekutohet me kallashnikov Fatbardh Lici

Pa kaluar 1 muaj, duket se hakmarrja do të godiste familjen Lici. Njëri prej vëllezërve, Fatbardh Lici ekzekutohet pak metra larg shtëpisë teksa pinte kafen e mëngjesit. Kjo ishte një goditje e rëndë për fisin Lici, pasi Fatbardhi kishte peshë në vendimmarrje.

Gusht 2018 – Zhduken Agron Mollaj dhe Gëzim Hysa

Eleminimiet ndryshojnë mënyrë, pasi në javën e fundit të gushtit 2018 zhduken pa gjurmë nip dhe dajë, përkatësisht Agron Mollaj dhe Gëzim Hysa, trupat e të cilëve nuk janë gjetur ende. Sipas informacioneve të policisë, ata njiheshin për lidhjet që kishin me familjen Lici.

Shtator 2018 – Vritet Arjan Ferracaku

Ardhja e vjeshtës nuk e kishte ulur vigjilencën e bandave që kërkonin kokat e njëri tjetrit, por I rradhës ishte Arjan Ferracaku, një djalë i apasionuar pas kuajve. 30-vjeçari u ekzekutua me plumb në kokë në zonën e Livadheve, duke u bërë kurban I zinxhirit të hakmarrjes mes dy fiseve.

Nëntor 2018 – Vritet Fatos Ferracaku

Plumbat e hakmarrjes nuk kursyen as kushëririn e Arjan Ferracakut, Fatosin, një shitës ambulant i peshkut në tregun e Shkodrës, i cili u qëllua një mëngjes nëntori teksa mendoi se vrasësi ishte një blerës. Ngjarja shokoi opinionin publik, pasi Fatosi nuk kishte të shkuar kriminale.

Mars 2019 – Vriten vëllezërit Astrit dhe Brahim Bilali

Në fund të marsit të vitit 2019, vriten në derën e shtëpisë dy vëllezërit Brahim dhe Astrit Bilali, babai dhe xhaxhai i Astmer Bilalit, një person i njohur për drejtësinë dhe i akzuar për disa ngjarje. Fjalët në Shkodrës kishin dalë se Astmeri, dikur kampion boksi ishte bërë pjesë e grupit Bajri.

Shtator 2019 – Policia belge arreston disa anëtarë të grupit ‘Bajri’

Të gjitha ngjarjet e ndodhura kishin rritur në maksimum frikën dhe vigjilencën e dy grupeve. Një pjesë e grupit ‘Bajri’ arrestohen në Belgjikë në mes të shtatorit, aty ku dyshohet se zhvillonin aktivitet të paligjshëm. Këto arrestime duket sikur për pak kohë vunë në qetësi dy fiset në Shkodër.

Përgjatë një vitit, policia e shtetit, nisur edhe nga dosjet që kishin sjellë prokurorët belgë, kryen disa operacione kundër të dy fiseve, duke sekuestruar armë, para, makina të blinduara, por askush nuk përfundoi pas hekurave.

Maj 2021 – vritet Endri Mustafa

Por pas pak muajsh qetësie, vritet në zonën e Livadheve, 32-vjeçari Endri Mustafa, i dënuar më herët për plagosje dhe armëmbajtje. Për vrasjen u akuzua Ibrahim Lici, djali i Mustafa Licit, por prokuroria nuk gjeti prova dhe në fund dënoi një 16-vjeçar me 10 vite burg për vrasje me paramendim. Edhe ky ekzekutim lidhej me hakmarrjen mes fiseve, ku mes të dyve u fut lakua edhe familja Bilali.

Për këtë ngjarje, vetë babai i Ibrahim Licit, foli dhe akuzoi policinë si e korruptuar dhe e përlyer në ngjarjet kriminale.

Hetuesit bënë punë tërthorazi për këto ngjarje, ndoshta dhe nga frika, duke mos vënë para drejtësisë thuajse askënd që akuzohej për këtë sagë vrasjesh të përgjakshme.

Pas disa kohësh qetësi, publikohet lajmi bujshëm se në Turqi arrestohet Ibrahim Lici, I njohur si ‘fantazma’ me qëllim ekstradimin drejt Shqipërisë. Por vetëm pak ditë më vonë, vetë ai shpjegon situatën përmes një audio-mesazhi, ku dhe autoritetet turke refuzuan ekstradimin dhe liruan Licin.

“Skam lidhje me ngjarjen për të cilë akuzohem. Kam dorëzuar telefonin tim në Prokurori”,-u shpreh Ibrahim Lici me një mesazh nga Stambolli.

Tetor 2024-Vritet Hamza Lici dhe Arlind Bushati

Por urrejtja mes fiseve nuk u shua kurre. Pasi më 30 tetor ndodh edhe atentati i fundit ku ekzekutohet djali i vogël i Mustafa Licit, 23-vjeçari Hamza Lici dhe shoku i tij, Arlind Bushati, 32 vjeç, baba i dy fëmijëve dhe djali i Xhemal Bushatit, ish-kandidiati i PD për Bashkinë e Shkodrës. Bashkë me dy viktimat që u ekzekutuan në lagjen Dobraç, humbi jetën edhe një shtetase e pafajshme, Flutura Basha, ndërsa bashkëshorti i saj Bashkim Basha po Lufton me jetën në spitalin e qytetit.

Më herët në javën e dytë të Tetorit, Arlind Bushati kërcënohet në pedonalen e Shkodrës nga dy persona të maskuar mbi motor, gjë që ngre pikëpyetjet se atentati që i mori jetën, mund të ishte edhe në dëm të tij.

Këto janë disa nga ngjarjet e bëra publike mes përplasjeve të dy fiseve në Shkodrës, por pas këtyre fshihen edhe shumë të tjera. Vrasjet e 30 tetorit shtojnë frikën se Shkodrës sapo është ndezur një luftë e ashpër mes dy fiseve, e cila kërkon me patjetër parandalimin nga strukturat e drejtësisë dhe rendit, për ti dhënë fund sagës së përgjakshme mes Licëve dhe Bajrajve.

ShareTweetSendShareSend

Related Posts

Ja sa vota i mori Shqipëria e cila e  zuri vendin e 8-të në Eurovision
Lajme

Ja sa vota i mori Shqipëria e cila e zuri vendin e 8-të në Eurovision

May 18, 2025
6
Ky është shteti fitues i  Eurovisionit 2025
Lajme

Ky është shteti fitues i Eurovisionit 2025

May 18, 2025
17
T’përbashkuar në marrëzi
Lajme

T’përbashkuar në marrëzi

May 17, 2025
11
Macron i shkruan në gjuhën shqipe Ramës: Shqipëria e ka vendin në BE, Franca e mbështet këtë rrugë
Lajme

Macron i shkruan në gjuhën shqipe Ramës: Shqipëria e ka vendin në BE, Franca e mbështet këtë rrugë

May 17, 2025
10
A e mori ‘ bekimin’ e Thaçit dhe Veselit për t’i hyrë garës për kryetar të PDK-së, Memli Krasniqi
Lajme

Memli Krasniqi: Deputetët e VV-së kërkuan që deputetët të mblidhen një herë në javë

May 17, 2025
20
Kancelari gjerman Merz nga samit europian dërgon porosi për Rusin e Putinit
Lajme

Kancelari gjerman Merz nga samit europian dërgon porosi për Rusin e Putinit

May 17, 2025
11
Next Post
Anëtarësimi i Kosovës në NATO a i tha PO apo JO Hovenieri? Flet  Haradinaj

Anëtarësimi i Kosovës në NATO a i tha PO apo JO Hovenieri? Flet Haradinaj

Më të fundit

  • Ja sa vota i mori Shqipëria e cila e zuri vendin e 8-të në Eurovision
  • Ky është shteti fitues i Eurovisionit 2025
  • T’përbashkuar në marrëzi
TermokosTermokosTermokos
Your browser does not support the video tag.

Ky portal mirëmbahet nga kompania “Telegramisot.info” e themeluar në vitin 2018. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Telegramisot.info“. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

telegramisott@gmail.com

Categories

  • Auto & Tech
  • Basketboll
  • Boll Marre
  • Bota
  • Bujqesi
  • Ekonomia
  • Film
  • Futboll
  • Këshilla dhe Zbulime Mjekësore
  • Kosova
  • Kronika e Zezë
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Moda
  • Muzikë
  • Opinione
  • Shëndet
  • Showbiz
  • Shqiperi
  • Sport
  • Të tjera
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi