• Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result
Your browser does not support the video tag.
Mokne

Kjo është historia kriminale e ‘Kinezit’ nga Peja që u shpall në kërkim pasi e mbyti 41 vjeçarin me veturë

27/11/2023 - 09:36:24
Kjo është historia kriminale e ‘Kinezit’ nga Peja që u shpall në kërkim pasi e mbyti 41 vjeçarin me veturë

I dyshuari që e shkaktoi aksidentin me fatalitet në Pejë, ku e goditi për vdekje një këmbësor dhe iku nga vendi i ngjarjes akoma nuk ka rënë në prangat e Policisë. Bëhet fjalë për Aaron Rexhajn, 24-vjeçar, identiteti i të cilit u konfirmua edhe nga Policia, pasi i njëjti është shpallur në kërkim. Rexhaj është emër I njohur për organet e rendit, si pasojë e të kaluarës së tij kriminale.

Por cilat janë veprat për të cilat Rexhaj dyshohet se i ka kryer ndër vite?

Lexo më shumë

Policia e ruan në çdo hapë Trendafilovën

Policia e ruan në çdo hapë Trendafilovën

May 13, 2025
3
Rusia nuk e bënë hesapë ultimatumin e Gjermanisë i nis sulmet ndaj Ukrainës

Rusia nuk e bënë hesapë ultimatumin e Gjermanisë i nis sulmet ndaj Ukrainës

May 13, 2025
46

Sinjali sjellë vetëm disa nga rastet për të cilat dyshohet Aaron Rexhaj, i cili qysh në të 20-at ka qenë i përfshirë në incidente të ndryshme, për çka edhe është arrestuar nga Policia.

Rexhaj i njohur me nofkën “Kinezi” është shpallur dy herë në kërkim. Rasti i fundit është për aksidentin me fatalitet në Pejë, që ndodhi të shtunën pas mesnate, ku goditi për vdekje 41-vjeçarin Shpejtim Gashi, me veturën që e kishte marrë me qira në një “Rent a Car”.

Me shpresën që mund të shpëtojë nga prangat e Policisë, Rexhaj u zhduk atë natë dhe akoma nuk është lokalizuar vendndodhja e tij, përkundër që njësitet përkatëse të Policisë janë vënë në ndjekje të tij.

“Kinezi” ishte arrestuar në muajin shtator për drogë

I riu që po kërkohet nga Policia, dyshohet për vepra penale për narkotikë, për çka edhe kishte pëprfunduar në ndalim policor, në fund të muajit shtator.

Rexhaj bashkë me dy persona të tjerë, bashkëmoshatarë të tij, më 27 shtator ishin arrestuar pasi u kapën me një sasi të substancës narkotike, të llojit marihuanë.

Edhe këtë herë, 24-vjeçari kishte tentuar arratisjen, ashtu që teksa ishin në lëvizje me një veturë, posa kanë vërejtur Policinë kanë tentuar të ikin – por pa rezultat. Duke bërë lëvizje të pakontrolluara, ata kishin rënë me veturë në një kanal dhe kështu u kapën nga Policia.

Pas kontrollit policor, atyre iu gjet një qese me marihuanë, që ishte sekuestruar dhe të njëjtit kanë përfunduar në stacion policor.

“Kinezi” dhe dy shokët e tij të dyshuar qëndruan në ndalim policor për 48 orë, nën dyshimet për veprën penale “Posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope apo analoge”.

Rasti tjetër në muajin maj – futja në sherr me Policinë

Përveç drogës, Aaron Rexhaj dyshohet edhe për një incident që kishte ndodhur në fillim të muajit maj, të këtij viti, në Spitalin Rajonal të Pejës.

24-vjeçari dhe një shok i tij, i moshës së mitur, dyshohet se ishin përfshirë në një përleshje më 8 maj dhe si pasojë e lëndimeve janë dërguar në spital, ku kishin refuzuar trajtimin mjekësor.

Si rezultat i hallakamës që ishte krijuar, Policia kishte intervenuar në vendin e ngjarjes, ku edhe plasi sherri, pasi dy të dyshuarit u kapën me zyrtarët policorë.

Sipas informacioneve që ka Sinjali, fillimisht shoku i Rexhajt i kishte kërcënuar me vrasje policët, e madje kishte tentuar edhe që t’i sulmojë. Por Policia ka arritur që ta arrestojë të njëjtin, megjithatë punë iu kishte dalë edhe me “Kinezin”.

Ky i fundit e kishte penguar Policinë në kryerjen e detyrave dhe prangosjen e mikut të tij, veprime këto që i kushtuan edhe atij me arrestim.

Të dy përfunduan në ndalim policor dhe ndaj tyre ishte iniciuar rasti dhe kishin filluar hetimet me urdhër të Prokurorit të Shtetit.

I shpallur në kërkim edhe në vitin 2021

Ndonëse i ri në moshë, Rexhaj në vazhdimësi është përfshirë në veprimtari të kundërligjshme.

Ai ishte shpallur në kërkim edh enë vitin 2021 dhe kërkohej për veprën penale “blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje të paautorizuar të narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”.

ShareTweetSendShareSend

Related Posts

Policia e ruan në çdo hapë Trendafilovën
Lajme

Policia e ruan në çdo hapë Trendafilovën

May 13, 2025
3
Rusia nuk e bënë hesapë ultimatumin e Gjermanisë i nis sulmet ndaj Ukrainës
Bota

Rusia nuk e bënë hesapë ultimatumin e Gjermanisë i nis sulmet ndaj Ukrainës

May 13, 2025
46
Merz mesazh Putinit: Mos na nënvlerëso se kufijtë e Evropës nuk ndryshohen me armë
Lajme

Merz mesazh Putinit: Mos na nënvlerëso se kufijtë e Evropës nuk ndryshohen me armë

May 13, 2025
56
22 vjet nga vrasja e Fehmi Aganit
Lajme

Ekskluzive: Pse u vra nga Miloshi, politikani Femi Agani

May 13, 2025
18
Kurti pyetet se a do të shkoj në takim te Presidentja?
Lajme

Kurti pyetet se a do të shkoj në takim te Presidentja?

May 13, 2025
0
Kjo veturë e vjedhur mbrëmë në Shtime, 6 orë më vonë u gjet bashkë me hajnin
Lajme

Kjo veturë e vjedhur mbrëmë në Shtime, 6 orë më vonë u gjet bashkë me hajnin

May 13, 2025
10
Next Post
Shtërpcë/ Një grua dyshohet se e ka helmuar me zhivë burrin e saj

Pas 24 orëve vetëdrëzohet në polici 21 vjeçari për aksidentin me fatalitet në Pejë

Më të fundit

  • Policia e ruan në çdo hapë Trendafilovën
  • Rusia nuk e bënë hesapë ultimatumin e Gjermanisë i nis sulmet ndaj Ukrainës
  • Merz mesazh Putinit: Mos na nënvlerëso se kufijtë e Evropës nuk ndryshohen me armë
TermokosTermokosTermokos
Your browser does not support the video tag.

Ky portal mirëmbahet nga kompania “Telegramisot.info” e themeluar në vitin 2018. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Telegramisot.info“. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

telegramisott@gmail.com

Categories

  • Auto & Tech
  • Basketboll
  • Boll Marre
  • Bota
  • Bujqesi
  • Ekonomia
  • Film
  • Futboll
  • Këshilla dhe Zbulime Mjekësore
  • Kosova
  • Kronika e Zezë
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Moda
  • Muzikë
  • Opinione
  • Shëndet
  • Showbiz
  • Shqiperi
  • Sport
  • Të tjera
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi