Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza në gjatë një interviste në “Rubikon” i emocionuar ka treguar se kur e kishte nënën gjallë, qëndronin bashkë nën hijen e arrës në oborrin e shtëpisë.
Ai tha se aty bënin biseda së bashku dhe u shpreh se i mungon shumë nëna, përcjell Klankosova.tv.
“Vi vikendeve, kur e kam pasur nënën gjallë, ndjesë pastë, baba më ka vdekur pas luftës, në vitin 1999, nëna më ka jetuar me gjatë dhe i kujtoi kujtimet me nënën, këtu nën hijen e arrës i kemi pasur karriget dhe këtu kemi dalur, kemi bërë llafe, derisa jemi kënaqur shumë. Më mungon nëna, por çka të bësh, kjo është jeta”, u shpreh tutje Hamza.