Ish kryeministri i Kosovës, lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka njoftuar dje se është infektuar me Covid-19.
Përmes një postimi në Facebook, ai njoftoi se ka pasur kokëdhembje të lehtë, pak koll dhe dhembje e skuqje e syve.
Por, si është gjendja shëndetësore e Kurtit sot?
Zëdhënësi i VV-së, Përparim Kryeziu, ka thënë se gjendja e Kurtit është shumë e mirë.
“Shumë mirë. Pra në përjashtim të simptomave përcjellëse, gjendja e tij shëndetësore është shumë e mirë”, ka deklaruar Kryeziu
Ndryshe, Kurtit i kanë uruar shërim të shpejtë politikanë të shumë dhe qytetarët.