Zarfet e ardhura me vota nga Serbia prej të cilave u helmuan 26 zyrtarë në divizionin e Shërbimit të Votuesve ndërprenë procesin e numërimit të votave. Zyrtarët u detyruan të kërkonin ndihmë mjekësore për shkak të shenjave të alergjisë që ju shfaqën atyre në fytyrë dhe në duar.
Pavarësisht asaj se sa shqetësuese është kjo që ndodhi me këto zarfe, nuk ka shumë reagime nga zyrtarët shtetëror rreth kësaj çështjeje. Ndërsa, organet e sigurisë janë duke me rastin dhe janë në fazën e hetimeve, prandaj ata ende nuk kanë dal me ndonjë qëndrim rreth kësaj.
Zyra për media e Bashkimit Evropian është deklaruar për mediat vendore duke thënë se është duke pritur përfundimin e hetimeve deri në rezultate finale dhe se Misioni i Vëzhgimit të Zgjedhjeve në BE është duke monitoruar nga afër situatën.
Kjo heshtje ka ngjall shumë dyshime rreth asaj se cila është e vërteta e këtij helmimi.
Burime të Dardania News nga Lista Serbe kanë thënë se do të ishte e palogjikshme të mendohet se helmimi i zarfeve është bërë nga serbët. Ai ka shpjeguar më tutje këtë duke thënë se nuk është në interesin e tyre një gjë e tillë.
“Si është e mundshme të ketë helmim të votave të komunitetit serb të cilat tradicionalisht i kanë shkuar Listës Serbe, kjo është nonsens. Helmimi i votave po ndodh në kohën kur dikujt tjetër i nevojitet të kaloj pragun sepse votat të cilat janë të Listës Serbe e zvogëlojnë mundësinë që koalicionin Nisma-AKR të kalojnë pragun” ka thënë ky burim.
Përveç helmimit të votave, sipas tij, e njëjta po ndodh edhe me votat e diasporës. Ai tha se për të njëjtën arsye, ato po mundohen të mos numërohen.
“I njëjti sindorm është vërë re edhe te votat e diasporës për të cilat Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar ashpër, të cilat nuk po duan të numërohet. Dihet që tradicionalisht votat e diasporës, mbi 60 për qind prej tyre, shkojnë për Lëvizjen Vetëvendosje dhe kjo e zvogëlon përfundimisht mundësinë që Nisma-AKR të kalojnë pragun”, vazhdon tutje burimi.
Kujtojmë që sipas rezultateve preliminare të zgjedhjeve të 6 tetorit, fitues doli Lëvizja Vetëvendosje, ndërsa koalicioni Nisma-AKR ende nuk dihet nëse do të fitojnë ndonjë ulëse në Kuvendin e Republikës së Kosovës.Telegramisot.com